Rrezikohej burgimi/ Gjykata e Luksemburgut i jep të drejtë, shqiptari fiton gjyqin kundër Italisë

0
129

Artan Cena

Gjykata e LuksemburgutShqiptari Skerdjan Çelaj i ka shpëtuar një burgimi për qëndrim të paligjshëm në Itali. Ai ishte deportuar, por ishte rikthyer sërish në shtetin fqinj

 

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian ka shpëtuar shqiptarin Skerdjan Çelaj nga burgimi për qëndrim të paligjshëm në Itali. Gjykata e Drejtësisë së Luksemburgut ka sfiduar shtetin italian për çështjen “Çelaj” përmes interpretimit të bërë publik në datën 28 prill 2015. Skerdjan Çelaj u dëbua nga Italia dhe u riatdhesua në Shqipëri me iniciativën e tij në 14 shtator të 2012. Por ai u kthye sërish në Itali në 14 shkurt 2014. Sipas autoriteteve italiane, Çelaj duhet të dënohej me 8 muaj burgim për shkeljen e urdhrit të Kuesturës së Firences të 17 prillit 2012, që i ndalonte atij hyrjen në territorin italian përgjatë tre vjetëve. Por kjo e ka venë në dilemë Gjykatën e Firences, që duhet të jepte dënimin për Skerdjan Çelaj.

 

Vendimi i Italisë

Gjykata italiane nuk mund të mbështetej mbi ligjin italian, pa verifikuar nëse ai është në përputhje me të drejtën evropiane. Për të parë nëse kishte përplasje, Gjykata e Firences, i është drejtuar Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, që gjykon përputhshmërinë e legjislacionit të çdo shteti anëtar me të drejtën evropiane. Pas analizës së çështjes së shqiptarit Skerdjan Çelaj, Gjykata e Luksemburgut ka dalë me konkluzionin se një shtet anëtar i Bashkimit Evropian nuk mund dënojë me burgim një qytetar të tretë thjesht për faktin, se ai ka qëndruar ilegalisht në territorin e tij. Sipas Gjykatës së Luksemburgut, kjo do të ishte në kundërshtim me direktivën evropiane 2008/115 / EC.

 

 Vendimi i Gjykatës

“Direktiva evropiane 2008/115 / EC e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian e datës 16 dhjetor 2008 për kthimin e shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e BE-së, në veçanti duke iu referuar neneve 15 dhe 16 duhet të interpretohet në mënyrë të tillë, që ajo është në kundërshtim me legjislacionin e një shteti anëtar, që parashikon dënimin e një shtetasi të një vendi të tretë për qëndrim të paligjshëm me motivin që ky i fundit, pas kthimit në vendin e tij në kuadrin e një procedure të mëparshme riatdhesimi, është futur sërish në territorin e shtetit anëtar”.

 

Çështja precedent

Çështja “Çelaj” kthehet tashmë në një precedent të rëndësishëm për jurisprudencën e të gjitha shteteve anëtare lidhur me qëndrimin e paligjshëm të shtetasve të tretë në territorin e Bashkimit Evropian, pas çështjeve El Dridi, Sagor dhe Ashughbabian. Gjykata e Luksemburgut krijon kështu të drejta të reja për shtetasit shqiptarë dhe të gjithë atyre të shteteve të treta, që ndodhen ose do të ndodhen në rrethanat e Skerdjan Çelës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here