“FRD, parti me interesa thjeshtë personale të kreut”

0
149

zef-kolombiJep dorëheqjen kreu i partisë Fryma e Re Demokratike e Shkodrës, Zef Kolombi.

Gjithashtu Kolombi ka dhënë dorëheqjen dhe nga kandidatura për anëtarë të këshillit bashkiak, duke deklaruar se nuk do të jetë pjesë e asnjë strukture politike që sheh interesat e ngushta dhe jo të qytetit.

Dorëheqja e tij është bërë publike përmes një deklarate për shtyp paraditen e 30 prillit 2015 nga selia e kësaj partie në Shkodër.

“Për shkak të impenjime personale por dhe bindjeve të mia, dorëhiqem nga ky pozicion dhe si kandidat për anëtar i këshillit bashkiak.

Nuk do jem pjesë e asnjë strukture politike, derisa të krijohet një parti që të mos shoh interesat e ngushta, por të qytetit tim dhe mbarë veriut”, tha Zef Kolombi, ish-kryetar i kësaj partie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here