Qeveria tërhiqet nga konfiskimi i shtëpive për energjinë

0
134

Faturat e energjisëGrupi parlamentar i partisë socialiste është tërhequr nga nisma për tu marrë shtëpitë debitorëve të energjisë elektrike.

Në amendamentin e ri të hartuar nga komisioni i ligjeve vendosja e barrës hipotekore mbi pasurinë per mos shlyerjen e faturave, do të vlejë vetëm për bizneset.

Nga ana tjetër mazhoranca ka marrë nismën që të heqë edhe faturimin afrofe.

Me anë të kësaj rezolute, komisioni përgjegjës për çështjet energjisë i vendos Entit Rregullator detyrë që ushtrojë autoritetin e tij mbi Kompaninë e Shpërndarjes në mënyrë që të gjithë konsumatorët të pajisen me matësa.

Vitin e kaluar hyri në fuqi vendimi i entit rregullator sipas te cilit, 50 mijë konsumatorë do të paguajnë energji sipas çmimeve të miratuara nga kompania e shpërndarjes në zona të ndryshme për shkak të dëmtimit të matësit apo mungesës së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency