Info/kult, Lulaj me Luftën e Ftohtë të Shqipërisë në Venecia

0
135

lufta e ftohte ne veneciaShqipëria përfaqësohet në edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia 2015 me veprën “Trilogjia shqiptare: Një seri stratagjemash të tërthorta”, e artistit Armando Lulaj. Kjo vepër përfaqëson përfundimin e një kërkimi shumëvjeçar të artistit sa i përket periudhës së Luftës së Ftohtë në Shqipëri por edhe më gjerë, rolit të së kaluarës në të tashmen, kujtesës dhe eksperiencës historike – veçanërisht nëpërmjet arkivave, “trofeve” dhe “boshllëqeve” të së kaluarës. Vepra e parë në këtë cikël titullohet “It Wears as It Grows”, kurse e dyta është e mirënjohura “Never” – që është shfaqur në ekspozita të rëndësishme ndërkombëtare. Vepra e tretë, “Recapitulation” do të prodhohet posaçërisht për Bienalen e Venecias.

 

Lufta patriotike ruse, arkivi hapet në Tiranë

Tmerret e luftës dhe heroizmi i ushtrisë sovjetike, që ka treguar në betejat e Luftës së madhe patriotike për çlirimin e Evropës Juglindore janë paraqitur në një ekspozitë fotografike, arkivore dhe përmes dokumenteve, organizuar nga ambasada ruse në Tiranë. Ishte një aktivitet solemn në sallën e Teatrit Kombëtar të Kukullave me rastin e çeljes së Javës së filmit rus për Luftën e Madhe Patriotike në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e Fitores së Java e filmit rus u çel nga Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Aleksandër Karpushin, i cili u tregoi të pranishmëve sesa i madh ishte çmimi i paguar për fitoren në luftën për çlirimin e Atdheut nga pushtuesit fashistë. Ambasadori Rus theksoi se pikërisht Bashkimi Sovjetik e dha kontributin vendimtar në shpartallimin e Gjermanisë naziste dhe çlirimin e Evropës nga “murtaja fashiste”, duke vlerësuar shumë lart edhe meritat e aleatëve nga koalicioni antihitlerian, duke përfshirë edhe veteranët shqiptarë, të cilët çliruan territorin e vendin e tyre me forcat e veta, pa asnjë ndërhyrje të ushtrive të huaja. Shfaqjet e filmave sovjetikë për luftën dhe zhvillimi i ekspozitave planifikohen edhe në disa qytete të tjera Shqipërisë, si Durrës dhe Berat. Filmat do të transmetohen edhe ne kanale kabllore të televizionit shqiptar.

 

“Gruaja në dritare”, premierë në Teatër nga Arta Arifi

Drama më e re në Teatrin Kombëtar “Gruaja në dritare” me autore Arta Arifin dhe regji të Rovena Lulea. A po shkatërrohet një familje për shkak të natyrës luftarake të një gruaje të vetmuar që mbron tokat e vëllait të zhdukur apo me dashjen e një vëllai tjetër koprrac që për të fshehur të vërtetën bën çdo gjë, qoftë ai edhe lejimi i një krimi brenda familjes? Një grua ëndërrimtare, një burrë koprrac dhe i papunë që “me dashje” shkakton vdekjen e paralajmëruar, një tjetër antagoniste e fuqishme që me ngulm ruan tokat e vëllait të zhdukur, një koleksionist kujtimesh, një nxitës dinak dhe një avokat gjerman, vijnë së bashku në rrethana të jashtëzakonshme, të cilët përmes kujtimeve, intrigave, gënjeshtrave, shkatërrojnë përfundimisht raportin perfekt të shtirjes që mban të fshehur sekretet e fëmijërisë dhe jetës së tyre. Role luajnë aktorët Karafil Shena, Yllka Mujo, Olta Daku, Neritan Liçaj dhe Gert Ferra.

 

 Befasia e korit “Yoy of singing”

Mbrëmë në teatrin eksperimental u shfaq koncerti i korit “Yoy of singing”. Një koncert për të përcjellë mesazhin e nevojës, e domosdoshmërisë së vëmendjes më të madhe dhe të fuqizimit të përpjekjeve të shoqërinë sonë për të mbështetur personat që nuk shikojnë. Në thelb të përvojës botërore është mirëkuptimi se për të siguruar barazinë në mundësitë për t’u shprehur për personat e kësaj kategorie, ne na duhet t’i përfshijmë ata në të gjitha aspektet e jetës, pasi mospërjashtimi është ajo për të cilën të gjithë personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë. Vëmendja e vazhdueshme dhe sensibiliteti i përbashkët i ndihmon ata të aftësohen dhe të integrohen në shoqëri.

 

Agim Sopi shpërblehet në Cannes Underground Film Festival

Regjisori Agim Sopi është shpërblyer për regjinë më të mirë për filma artistik në festivalin Cannes Underground Film Festival, ku garonte kundër mbi 3 mijë konkurrentë të tjerë.

Festivali që mbahet në Kanë të Francës kishte edicionin e parë sivjet. Ai organizohet nga instituti i filmit Clockwork, që funksionon si pesë e revistës kinematografike “Cahier du Cinema”. “Jemi të lumtur t’ju njoftojmë për fituesit e ‘Cannes Underground Film Festival 2015’. Filmi juaj ‘Agnus Dei’ ka fituar çmimin për regjisorin më të mirë të filmit artistik. Në garë kemi pranuar aplikime nga top filmbërësit nga të gjitha vendet e botës me mbi 3.600 filma. Kualiteti i punës që kemi shqyrtuar ka qenë tejet i lartë”, i kanë shkruar organizatorët Sopit, sipas Kohës Ditore.

Ky është njëkohësisht çmimi i 36-të që merr filmi “Agnus Dei”. “Agnus Dei” është film i metrazhit të gjatë, që rrëfen historinë e Petrit, i cili jeton një jetë të dëshpëruar me nënën e tij, Marian, e cila jeton në Serbi dhe ishte dashuruar me një burrë shqiptar, me të cilin pati një djalë. Gjatë luftës në Kosovë, Petri bëhet pjesë e ushtrisë serbe dhe gjatë një aksioni, ai vret të atin e tij. Në film luajnë aktorët Astrit Alihajdaraj, Dafina Berisha, Zaklina Ostir, Enver Petrovci, Çun Lajçi, dhe Bajrush Mjaku

Festivali i filmit në Cannes, pasi kompletoi jurinë, tani ka shtuar edhe disa filma në programet kryesore të kategorisë garuese dhe asaj “Un Certain Regard”.

Filmi tre-orësh i cilësuar si pornografik dhe kontrovers, “Love”; nga Gaspar Noe, do të shfaqet në një sesion mesnate. Noe rikthehet pas 7 vitesh, ndërsa gjithashtu rikthehet Apichatpong Weerasethakul, me filmin “Cemetery of Splendor”. Ai mori Palmën e artë në vitin 2010, por kësaj radhe garon në “Un Certain Regard”.

Regjisorja japoneze Naomi Kawase do të paraqitet sivjet me filmin “AN”, pas paraqitjes së vjetshme me “Still the Water. Ky edicion i Kanës është i pari që shfaq një film etopian, filmin “Lamb”. Në kategorinë garuese, ndërkaq, deri më tani janë shtuar filmat “Cronic”, nga Michel Franco dhe “The Valley of Love”, nga Guillaume Nicloux.

 

 Vdes Lesnie, ai që i dha kuptim “Lord of the Rings”

Rusell Crowe, i cili ka bashkëpunuar me të ndjerin, e ka quajtur atë si gjeni të fotografisë dhe humbje të madhe për artin e bukur të fotografisë. Drejtori i fotografisë i filmave të famshëm “Lord of the Rings” dhe “Hobbit”, Andrew Lesnie, ka vdekur në moshën 59-vjeçare.

Lesnie, i cili ka fituar në vitin 2002 një çmim “Oscar” për punën e tij në “Lord of the Rings”, ka pësuar një sulm kardiak të hënën. Rusell Crowe, i cili ka bashkëpunuar me të ndjerin, e ka quajtur atë si gjeni të fotografisë dhe humbje të madhe për artin e bukur të fotografisë.

Lesnie ka punuar edhe me Peter Jackson për më shumë se tri dekada, ndërsa u largua nga jeta derisa po punonte në projektet e tij të reja.

 

Cmimi “PEN”/ Gjashtë shkrimtarë kundër vlerësimit të  “Charlie Hebdo” 

Në blogun e tij PEN qendra amerikane ka njoftuar se konsideron se “Charlie Hebdo” “nuk ka pasur për qëllim t’i fyejë myslimanët, por që fuqishëm të kundërshtojë tentimin e një numri të vogël ekstremistësh që të kufizojnë lirinë e fjalës”. Gjashtë shkrimtarë të famshëm amerikanë, siç transmeton “KultPlus”, kanë vendosur të mos marrin pjesë në ndarjen vjetore të shpërblimit të PEN-it amerikan më 5 maj, duke shprehur kështu pakënaqësinë për shkak të vendimit të shoqatës joqeveritare që shpërblimin e sivjetshëm për lirinë e shprehjes t’ia ndajnë revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”. Peter Carey, Michael Ondaatje, Francine Prose, Teju Cole, Rachel Kushner dhe Taiye Selasi nuk do të shkojnë në ndarjen e shpërblimit, shkruan “New York Times”. Carey, fitues i dyfishtë i Bookerit prestigjioz, për gazetën amerikanë ka thënë se me vendimin për ndarjen e shpërblimit PEN-i amerikan po e tejkalon rolin e tij tradicional të mbrojtësit të lirisë së fjalës dhe të drejtave të shkrimtarëve e publicistëve të rrezikuar nga politika represive. “Është bërë një krim i tmerrshëm, por a është përzierja e PEN-it amerikan në këtë çështje liri e shprehjes”, – ka pyetur shkrimtari i njohur në intervistën për gazetën amerikane. “Edhe më keq është shkaku i verbimit të PEN-it ndaj arrogancës kulturore të Francës, e cila nuk e respekton detyrën morale ndaj një pjese të popullatës së saj”, – konsideron autori, duke menduar me këtë rast në kritikat e thëna në mbledhjen e redaksisë se revistës franceze, e cila, sipas mendimit të shumëkujt, tepër shpesh e përqesh islamin dhe profetin e tij Muhamed. Në blogun e tij PEN qendra amerikane ka njoftuar se konsideron se “Charlie Hebdo” “nuk ka pasur për qëllim t’i fyejë myslimanët, por që fuqishëm të kundërshtojë tentimin e një numri të vogël ekstremistësh që të kufizojnë lirinë e fjalës”.

Shpërblimin në emër të kolegëve nga “Charlie Hebdo” do ta pranojë Jean-Baptiste Thoret, i cili shpëtoi nga masakra duke u vonuar atë ditë në punë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency