Frikë në Tokë! Një anije kozmike do bjerë së shpejti

0
148

anija2Një anije hapësinore ruse, e cila do dërgonte furnizime në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, ka dalë nga kontrolli dhe do bjerë në Tokë, thanë zyrtarët.

Anija pa astronaut u nis nga Kazakistani të martën, por humbi shpejt kontaktin.

Agjencia hapësinore tani është duke u rrotulluar e pakontrolluar.

Një zyrtar rus tha se ishte e pamundur që anija të shkonte në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Ka raportime kontradiktore se kur do të hyjë në atmosferën e Tokës kjo anije.

Disa media thonë brenda disa orëve, të tjera thonë mes datës 7 dhe 11 maj.

Një eksperte tha për BBC se nuk dihet ku do bien copat e saj, por nuk ka shumë shanse që të godasin zona urbane.

Në një rast tjetër, një kapsulë e ngjashme u shpërbë në ajër, pa përbërë kërcënim për popullsinë në Tokë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency