Falimenton bashkia e Pukës, i sekuestrohen 20 mln lekë

0
165

bashkia-e-pukesZyra Përmbarimore e Pukës ka vendosur sekuestro mbi financat e Bashkisë së këtij qyteti për shkak të një borxhi prej 26 milionë lekësh të rinj.

Borxhi i Bashkisë së Pukës është i akumuluar ndër vite, shifër e madhe për një bashki të tillë e cila pak më shumë se ky borxh ka buxhetin vjetor. Pikërisht për mos shlyerjen e tij Përmbarimi ka vendosur të bllokojë veprimet e Bashkisë.

Kreu i bashkisë së Pukës, Beqir Arifi sqaroi se borxhi në fjalë është akumuluar gjatë periurdhës 2008-2011 kohë ku bashkia drejtohej nga paraardhësi i tij Rrustem Struga.

Arifiaj shtoi se sekuestro është vendosur për një shumë prej 8 milionë lekësh, teksa theksoi se gjatë mandatit të tij ka punuar që shuma e debisë të ulej. Kryebashkiaku akuzoi se segmente të caktuara duan të përfitojnë nga ky problem.

Vlera e borxheve të akumuluara do të bëjë që kryebashkiaku i ardhshëm ta gjejë bosh arkën e buxhetit të kësaj njësie vendore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency