Çfarë i shkakton dhimbjet e shpinës

0
130

Çfarë i shkakton dhimbjet e shpinësNë bazë të kohëzgjatjes së tyre dhimbjet e shpinës ndahen në akute dhe kronike. Definicioni i kohëzgjatjes s’është gjithmonë unik. Tek dhimbjet e kryqeve si akute vlen një kohëzgjatje nën 6 javë, ndërsa mbi 6 javë si kronike. Sipas rastit mund të flitet edhe për dhimbje subakute të shpinës – me këtë nënkuptohet një kohëzgjatje e vuajtjes nga gjashtë deri në dymbëdhjetë javë. Gjithsesi, lidhur me ndarjen, në përditshmërinë klinike vendos më pak një kohëzgjatje rigorozisht e definuar. Shumë më e rëndësishme është rrjedha dhe tendenca e shqetësimeve. Dhimbjet që pas disa javësh fashiten ngadalë, akoma vlejnë si akute – edhe atëherë kur vazhdojnë për shtatë ose tetë javë. Edhe dhimbjet e qafës ndahen në «akute» dhe «kronike». Në bazë të përmirësimit spontan, kryesisht të ngadaltë, në krahasim me dhimbjet e kryqeve, kufiri është kryesisht tek dy deri tre muaj. Dallimi midis «akutes» dhe «kronikes» përbën njërin ndër kriteret themelore nëse dhe sa sqarime të tjera janë të domosdoshme. Kështu dhimbjet e kryqeve, të pandryshueshme ose të përkeqësuara, të cilat, me ose pa terapi, zgjasin më shumë se sa gjashtë javë, duhen sqaruar më tej nga mjeku familjar ose specialisti. Për dhimbjet e qafës vlen i njëjti rregull, pas rreth dy deri tre muaj. Përjashtimeve nga ky rregull do t’u rikthehemi më vonë. Të mos harrojmë se dhimbjet akute në regjionin e kryqeve fashiten sërish në mënyrë spontane ose nën efektin e terapisë në 80 deri 90 për qind të rasteve – me ose pa radiografi.

 

Shkaktarët

Si shkaqe të dhimbjeve të shpinës përmenden shpesh ndryshimet degjenerative, d.m.th. reaksionet amortizative (nga shkërmoqjet) nëpër nyjat kurrizore, si dhe statika e gabuar. Veçanërisht tek nyjat e vogla kurrizore – nyjat facete, – mund të paraqiten shqetësime, të cilat kanë një ndikim të ngjashëm me një artrozë në nyjen (kyçin) e gjurit ose të legenit. Statika e gabuar vjen në shprehje p. sh. në rastin e një shpine të sheshtë, të rrumbullt ose madje tek një përkulje anësore e shtyllës kurrizore, d.m.th. skoliozës. Në përgjithësi këto lloj ndryshimesh luajnë një rol shumë më të vogël se sa mendohet zakonisht. Vetëm në një masë shumë të theksuar ose si pasojë e ndonjë sëmundjeje tjetër ato janë përgjegjëse të vërteta për shqetësimet. Në rastin e zhvillimit të dhimbjeve kronike, një rol të madh luan dhe gjendja sociale dhe profesionale. Kështu p.sh. stresi dhe pakënaqësia në vendin e punës, por edhe qëndrimet e pafavorshme trupore gjatë punës si dhe duhanpirja, shpien tek kronifikimi i dhimbjeve të shpinës, edhe pse strukturalisht s’mund të konstatohet dot ndonjë dëmtim esencial. Sipas rastit edhe dëmtimet e disqeve ndërunazore mund të shpien tek dhimbjet e shpinës. Mirëpo për çudi, shumë njerëz të shëndetshëm, ndonëse në radiografi kanë dëmtime të konstatueshme në disqet ndërunazore, nuk vuajnë nga dhimbjet. Ekzaminimet kanë treguar se 40 për qind e të gjithë njerëzve kanë shkarje disqesh ndërunazore, pa pasur dijeni për këtë fakt. Në raste të rralla, ndërkaq, shkarjet e disqeve ndërunazore – ndryshe quhen edhe hernie diskale – për shkak të fqinjësisë së ngushtë me rrënjët nervore, shpien tek dhimbjet rrezatuese në këmbë ose në krah, ose tek dobësimi i grupeve të caktuara të muskujve. Këto raste futen domosdoshmërisht në trajtimin mjekësor. Për shkak të fqinjësisë së ngushtë të shtyllës kurrizore me organet e barkut, rrallë ndonjëherë edhe sëmundjet e organeve të brendshme, si p. sh. pankreasi, mund të reflektohen në shpinë dhe të prezantohen, përkatësisht, si dhimbje shpine. Në rast dyshimi, mjeku duhet të përjashtojë edhe shumë shkaktarë të tjerë. Kështu p.sh. edhe osteoporoza mund të çojë në thyerje të kockës kurrizore dhe mund të shfaqen madje dhe inflamacione në disqet ndërunazore. Këto shfaqen gjithashtu dhe te një sërë sëmundjesh inflamatore-reumatike, nga të cilat më e njohura është sëmundja e Bechterew-it (= Spondylitis ankylosans). Edhe ngacmuesit (p.sh. viruset, bakteret) mund të shpien tek një inflamacion në diskun ndërunazor, para së gjithash tek sëmundjet shoqëruese, si p.sh. tek sëmundja e sheqerit (Diabetes mellitus). Vetëm në raste të jashtëzakonshme mund të vijë deri tek shtresëzimi (metastazat) në shtyllën kurrizore nga disa lloje kancerësh. Me këtë rast do të flitet për një shkaktar specifik të dhimbjeve të shpinës. Dhimbjet specifike të shpinës janë të rralla dhe në këto raste shpesh gjenden edhe simptoma të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency