Modifikimi i gjeneve në embrionet njerëzorë!

0
169

Modifikimi i gjeneve në embrionet njerëzorë!Një grup shkencëtarësh kinezë raportojnë se kanë arritur të modifikojnë embrionet, diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë botërore, sipas një raporti nga “Nature News”. Një zbulim i fundit në biotech, i cili është quajtur zbulimi më i madh i shekullit në biotech, tregoi se si shkencëtarët mund të modifikojnë genomin ndërkohë që ndodhet në embrion. Kjo jo vetëm që ndryshon materialin gjenetik të personit, por mund të ndryshojë edhe ADN-në që do të trashëgohet, duke hequr kodimin gjenetik të “keq” dhe pastaj shtimi potencialisht i kodimit gjenetik “të mirë”, d.m.th. duke marrë një rol aktiv në evolucion. Disa shkencëtarë të shqetësuar publikuan një argument, ku thoshin se askush nuk duhet të modifikojë genomin njerëzor në këtë mënyrë derisa të kuptohen më mirë pasojat pasi u dëgjuan zëra se disa shkencëtarë kinezë po punonin duke përdorur këtë teknologji. Por, në një artikull të botuar më 18 prill në gazetën “Protein and Cell” nga një grup shkencëtarësh kinezë të drejtuar nga hulumtuesi i funksionit të ‘gjeneve Junjiu Huang, Universiteti Sun Yat-sen, tregon se modifikimi është bërë tashmë. Nature Neës foli me një burim kinez, i cili tha se katër grupe të ndryshme po zhvillojnë modifikimin e embrioneve njerëzore. Specifikisht, ekipi provoi të modifikojë një gjen përgjegjës për çrregullimin e gjakut në embrionet që janë të paaftë për të jetuar (non-viable embryos). Ata shënuan në studim se hasen në sfida serioze, duke sugjeruar se ka akoma pengesa të rëndësishme përpara se përdorimi klinik të bëhet një realitet. CRISPR është teknologjia që e bën të gjithë këtë të mundur. Mund të gjejë seksione te këqija të ADN, t’i prese ato dhe pastaj t’i zëvendësojë me ADN që nuk kodon sëmundje vdekjeprurëse, por mund të ndodhin zëvendësime të padëshirueshme për shkak se niveli i efikasitetit është akoma shumë i ulët. Grupi i Huang futen me sukses ADN-në që donin në vetëm një fraksion të 28 embrioneve që u “gërshetuan me sukses” (në nisje provuan 86 embrione dhe testuan 54 nga 71 që i mbijetuan procedurës). Ata gjithashtu shënuan një numër të lartë të mutacioneve “off-target”, sipas “Nature News”. Huang i tha “Nature News” se ata ndaluan për shkak se e dinin se nëse do ta bënin këtë punë në mënyrë mjekësore suksesi duhet të jetë afër 100%. Kuptimi ynë për CRISPR duhet të zhvillohet përpara se ta arrijmë në këtë pikë, por kjo teknologji e re po ndryshon me shpejtësi. Megjithëse ekipi kinez punoi me “non-viable embryos”, embrione që nuk mund të përfundojnë në lindje, modifikimi i genomit njerëzor duke ndryshuar ADN e një embrioni është etikisht në pikëpyetje për shkak se mund të çojë në përdorime më të shumta tek njerëzit. Ndryshimi i ADN-së së embrioneve mund të çojë në rezultate të paparashikueshme për brezat e ardhshëm dhe disa hulumtues duan që ne ta kuptojmë më mirë këtë para se ta vendosim në praktikë. Disa hulumtues mendojnë se kjo teknologji (pjesa më e madhe mendojnë se nuk është akoma gati për t’u përdorur) mund të jetë e paçmueshme. Mund të eliminojë sëmundjet gjenetike të ndryshme të shkaktuara nga gjenet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency