Vlorë, përdhunoi të miturën në banesë, pranga të riut

0
135

dhune ndaj gruasAkuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, Policia  e Vlorës arreston Daniel Çulanajn, 25 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesë e 15-vjeçares në qytetin e Vlorës.

Burime nga policia bëjnë me dije se Çulanaj pasi ka hyrë në banesën e vajzës, për disa minuta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Më pas ai e ka përdhunuar dhe kur ka përfunduar aktin e dhunshëm seksual, i riu është larguar nga banesa e presë së tij, për t’i shpëtuar  policisë.

Pavarësisht kësaj, grupi hetimor bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e Çulanajt. Ndaj të riut rëndon akuza e  marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë dhe me të mitur të moshës 14-18 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency