Përplasen dy makina, 5 të plagosur në Lezhë

0
133

aksidenti elbasanNjë aksident pranë kryqëzimit të Shëngjinit ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe për pasojë pesë persona u plagosën.

Sipas policisë të dëmtuarit janë Drita Deda, 43 vjeçe dhe dy fëmijët e saj, të cilët po udhëtonin me mjetin tip Ford, që drejtohej nga gruaja, si dhe dy të plagosur të tjerë, që po udhëtonin me një mjet tip Fiat.

Dy makinat, u përplasën në dalje të Lezhës, në një kohë që po dilnin nga rruga dytësore. Në pranga ka përfunduar 26-vjeçari Frederik Marku dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency