Treni u merr jetën 14 emigrantëve në Shkup

0
138

treniNjë tren i linjës Veles-Shkup u ka marrë jetën 14 emigrantëve, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë të plagosur rëndë, mëngjesin e së premtes.

Agjencia maqedonase e lajmeve, MIA, raporton se nga të dhënat e para, grupi prej 50 emigrantësh nga Siria dhe vende të tjera arabe, po pushonte përgjatë hekurudhës.

Ata janë përpjekur të shpëtojnë në momentin kur ka mbërritur treni, por për shkak të hapësirës së pamjaftueshme rreth binarëve, nuk kanë mundur të shpëtojnë të gjithë. Gjithnjë duke iu referuar agjencisë MIA, 14 viktima u shënuan nga ky aksident, midis stacioneve “Pçinja” dhe “Rajko Zhinzivov”.

Pjesa tjetër e emigrantëve, të cilët kishin hyrë në Maqedoni nga Greqia, rezultojnë të plagosur.

Autoritetet policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe në orët në vijim priten informacione të tjera mbi gjendjen e emigrantëve të lënduar dhe hetimet për këtë rrjet të trafikut klandestin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency