Rusia: Paralajmërime për Shqipërinë e Madhe

0
112

vladimir putinPërmes një buletini të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse, thuhet se ngjarja e Maqedonisë ishte një “paralajmërim”.

“Incidenti pranë kufirit maqedonas është provë e rindezjes së problemeve etnike dhe konflikteve të mundshme në atë zonë të Ballkanit. Situata është përkeqësuar nga një rënie e vazhdueshme e sigurisë në Kosovë, e cila natyrisht buron nga problemet e pazgjidhura të Kosovës në përgjithësi. Thirrjet për një Shqipëri të Madhe që po dëgjohen gjithnjë e më shpesh në rajon nuk mund të vazhdojnë të anashkalohen”,- shkruhet në këtë buletin.

“Ne shpresojmë se përpjekjet e qeverisë maqedonase për ta rivendosur rendin në zonën e rrezikuar do të marrin mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency