Prokuroria pushon çështjen ndaj Gjin Gjonit

0
157

Gjin GjoniProkuroria e Elbasanit ka pushuar hetimet ndaj anëtarit të KLD, Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij Elona Çaushi. Sipas vendimit prokurori Bledar Mustafaraj hetimet janë mbyllur për shkak se gjykata nuk ka zgjatur afatet e hetimit. Gjoni u padit nga ILDKP për fshehjen e tre milion eurove pasuri.

Prokuroria e përgjithshme: Po të kemi prova të reja do të rihapim çështjen

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me vendimin për pushimin e hetimeve për rastin e gjyqtarit Gjin Gjoni. Në një deklaratë lëshuar për mediat menjëherë pas lajmit se Prokuroria e Elbasanit ka pushuar hetimet për Gjin Gjonin, Prokuroria e Përgjithshme thotë se çështja do të rihapet në rast se do të dalin fakte të reja në lidhje me këtë rast.

“Duhet pasur parasysh se çështja mund të rihapet, nëse në përgjigje të letër-porosive përfitohen të dhëna që mund të shërbejnë për të rihapur hetimi.

 Arsyetimi ligjor:

Veprat penale për të cilat po zhvillohet ky procedim penal janë ato të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose të çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuara nga nenet 186 e 257/a të Kodit Penal

 Neni 186 i Kodit Penal parashikon:

“Falsifikimi ose përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shtatë vjet.” – thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency