Këto janë përballjet në Champions dhe EL

0
111

futbollBarcelona – Bayern & Juventus – Real

Ndërkohe UEFA hodhi dhe shortin e vlefshme per gjysmëfinalet e Champions League. Barcelona ndeshjen e pare do te luaj ne shtepi ndaj Bayernit te Mynihut. Eshte dhe nje përplasje e teknikut Pep Guardiola ndaj ish-skuadrës se tij. Ndërkohë Juventus do te kete nje mision teper te veshtire per te mos thëne te pamundur ndaj kampioneve ne fuqi te Realit te Madridit. Takimet e para do te luhen ne 5 dhe 6 maj, ndërsa ato te kthimit nje jave me pas. Finalja do te luhet ne Olimpia Stadium te Berlinit ne 6 qershor.

Napoli – Dnjepr & Sevilja – Fiorentina

UEFA ka hedhur ne Nion te Zvicrës shortin e vlefshëm per gjysmëfinalet e kupës Uefa Europa League. Goglat e hedhur nga sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Xhani Infantino dhe ish-futbollisti i njohur gjerman Karl Hainc Ridell eliminuan një përplasje te mundshme mes dy skuadrave italiane, ndërsa tifozët shpresojnë tashme qe derbi i gadishullit Apenin te jete ne finalen e Varshaves. Kështu ne gjysmëfinale Napoli i Rafa Benitez do te përplaset me surprizën Dnjepr. Duket nje short i lehte per napolitanet pasi ukrainasit numërojnë përballe italianeve 1 fitore 1 barazim dhe 6 humbje nga te cilat 5 rresht ne takimet e fundit përfshire edhe dy sfidat e këtij sezoni ndaj Inter. Nje përballje teper te forte rezervon çifti tjetër ku kampionet ne fuqi te Seviljes do te presin ne shtëpi Fiorentinen e Vincenzo Monteles. Takimet e para do te luhet ne 7 maj, ndërsa ato te kthimit nje jave me vone. Finalja është planifikuar ne Vashave ne 27 maj. Kete vit, UEFA ka vendosur nje rregull te ri. Kush fiton Europa League siguron te drejtën per te marre pjese ne Champions League sezonin e ardhshëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency