Tranjeri portugez i frikësohet Shqipërisë

0
134

Fernando SantosPortugalia ka nisur të mendojë që tani për sfidën e “Elbasan Arenas”, madje vetë trajneri Fernando Santos, ka preferuar të jetë personalisht në tokën shqiptare për të parë kushtet e akomodimit si dhe impiantin ku do të zhvillohet ky 90-minutësh.

60-vjecari, ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit në orët e vona të së mërkurës, nga ku është nisur menjëherë drejt hotel Sheraton, ku Portugalia do të akomodohet për ndeshjen me kuqezinjtë. Në programin

e Santos është edhe një vizitë në “Elbasan Arena”, për të parë gjendjen e terrenit të këtij impianti.

Edhe pse është praktikë që kushtet e akomodimit dhe prenotimet të bëhen nga zyrtarët e Federatës, Santos ka preferuar që të merret vetë më këtë cështje, duke parashikuar që Shqipëria mund të jetë një rival i drejtpërdrejtë i Portugalisë për një biletë në fazën finale të Francë 2016.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency