Tom Doshi në prokurori, ende nuk ka akuzë

0
155

tom doshi prokuroriTom Doshi është rikthyer përsëri në Prokurori këtë herë si person nën hetim.

Për më shumë se tre orë ai ka dhënë shpjegime para grupit hetimor në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, kallzim i rremë dhe deklarim i rremë para Prokurorit.

Mësohet se hetimet ndaj Deputetit të Shkodrës janë drejt fundit dhe brenda pak ditësh ai do thirret përsëri në Prokurori për t’i komunikuar akuzën.

Në këtë seancë maratonë pyetjesh Doshi ka vazhduar t’u qëndrojë pretendimeve se ka patur porosi për eliminimin e tij dhe Deputetit Mhill Fufi.

Prokuroria ka përfunduar dhe ekspertimin e kompjuterin dhe dy USB-ve që u gjetën në shtëpinë e Deputetit.

Sipas avokatëve nuk është gjetur asgjë me vlerë për hetimin dhe as ndonjë video që mund të provojë pretendimet e Durim Bamit, se dëshminë e tij para Deputetit Doshi e ka dhënë nën kërcënimin e armës.

Tom Doshi ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Gjykata e Lartë do ta shqyrtojë kërkesën e tij me 28 prill.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency