Pendim i vonë

0
121

Felix Steiner

 fotoja e plakut pendimi i voneNjë plak 93-vjeçar nxirret para gjyqit dhe jep llogari për akte të kryera 70 vjet më parë. Por Aushvici është një simbol dhe prandaj ky proces ka rëndësi simbolike, mendon Felix Steiner.

“Kontabilisti i Aushvicit” është quajtur Oskar Grëning në mediat gjermane. Me falni: Ky titull është absurd! Sikur Oskar Grëning të kishte qenë me të vërtetë llogaritari i Aushvicit, duhej t’i ishim madje në një farë mënyre mirënjohës. Sepse vetëm falë akribisë së kontabilistëve të Aushvicit kemi sot dijeni për dimensionin gjigant të vrasjeve të hebrenjve të Evropës.

Më i përshtatshëm do të kishte qenë emërtimi “mbajtësi i valixheve të Aushvicit”. Sepse një nga detyrat e Oskar Grëningut ka qenë që të largojë valixhet e atyre, që pas mbërritjes në Aushvic çoheshin menjëherë në dhomat e gazit.

Vetëm pak keqbërës të Aushvicit kanë dalë para gjyqit

“Mbajtës valixhesh”, quhen sot në sipërmarrje ato, që nuk vendosin, por vetëm vënë në zbatim me nënshtrim urdhrat e të tjerëve. Pikërisht një i tillë ka qenë Oskar Grëning, tetari, që u bë rreshter në makinerinë e vrasjeve të Aushvicit. Në bazë të gjithë asaj që dimë, ai nuk ka qenë i përfshirë direkt në vrasje, nuk ka vrarë, qëlluar për vdekje, dhe nuk ka hedhur zyklon B në dhomat e gazit. Një akuzë e tillë nuk ngrihet në padinë 85-faqëshe të prokurorisë. Por Oskar Grëning ka qenë në Aushvic si SS. Ashtu si rreth 700 gjermanë të tjerë, nga të cilët 100 kanë dalë para gjyqit.

Oskar Grëning hat aus seiner Vergangenheit kein Geheimnis gemacht. Er hat als Zeuge vor Gericht gegen einen Mërder im KZ Auschwitz ausgesagt. Vor Jahren schon ausführliche Interviews gegeben über seine Zeit im Vernichtungslager – dem deutschen “Spiegel” genauso wie der britischen BBC. Er war weder auf der Flucht noch hat er sich versteckt, sondern in den vergangenen fast 70 Jahren ein ganz normales Leben in Deutschland geführt.

Oskar Grëning nuk e ka fshehur të kaluarën e tij. Ai ka dëshmuar si dëshmitar në gjyq kundër një vrasësi në kampin e përqendrimit Aushvic. Që para shumë vitesh ai ka dhënë intervista të hollësishme rreth kohës së tij në kampin e shfarosjes, si për revistën gjermane “Der Spiegel” ashtu edhe për BBC-në britanike. Ai as nuk ka qenë në arrati, as nuk është fshehur, por në gati 70 vitet e fundit ka bërë një jetë normale në Gjermani.

Përse atëherë tani ky procesi kundër një njeriu gati 94-vjeçar? Përgjigja thotë më shumë për drejtësinë gjermane pas vitit 1945, sesa për dorasit e asaj kohe. Për dekada me radhë janë nxjerrë para gjyqit vetëm personat, për të cilët mund të dëshmohej se kanë kryer personalisht vrasje. Edhe kundër Oskar Grëning janë kryer për kohë të gjatë hetime, por procesi u ndërpre para 30 vjetësh, për shkak të mungesë së akuzës. Vetëm katër vjet më parë me procesin kundër rojës SS, John Demjanjuk, nga kampi i shfarosjes Sobibor, ndryshoi këndvështrimi i gjyqtarëve gjermanë: Që nga ky vendim secili, që kishte bërë pjesë në ekipet e kampeve të përqendrimit, mund të akuzohet për ndihmë në vrasje, edhe sikur të kishte qenë vetëm kuzhinier. Kështu u zgjerua rrethi i atyre, që nisen të kërkoheshin. Tani, kur thuajse asnjë nga pjesëmarrësit nuk jeton më, dhe të paktët, që kanë mbetur, janë 90-të e kusur vjeç.

Rëndësia simbolike e procesit

Prandaj në këtë moment procesi ka kryesisht rëndësi simbolike. Nga njëra anë për vetë drejtësinë gjermane: Me një vendim kundër Oskar Grëning një brez i ri juristësh largohet nga tradita tepër e dyshimtë e paraardhësve të tyre. Për Oskar Grëning vetë: Në qoftë se ai, siç thotë vetë, vuan prej dhjetëra vitesh nga ajo që ka ndodhur, që nuk e lë të flejë natën, atëherë rrëfimi i hapur, pranimi i fajit, pendimi dhe të kërkuarit e faljes mund t’i ndihmojnë edhe vetë atij. Ndryshe nga pandehurit e tjerë të moshuar ai nuk fshihet pas raporteve për gjendjen e tij shëndetësore dhe nuk përpiqet t’i shpëtojë gjykimit, por ka pranuar shansin që ditën e parë të procesit. Kjo i duhet çmuar. Dhe ky mesazh duhet të arrijë në radhë të parë tek ato, që e mbajnë Hitlerin deri sot për një gjerman të madh.

Dhe ky proces ka rëndësi në fund të fundit edhe për të mbijetuarit e moshuar të Aushvicit. Shumë prej tyre kanë ardhur në Lüneburg nga e gjithë bota, për të dëshmuar për herë të fundit, se çfarë është bërë me to. Për të shprehur publikisht edhe një herë para një dorasi dhimbjen e tyre, që nuk ka kaluar as pas 70 vjetësh.

Gjykimi, që duhet të jepet pas tre muajsh, nuk është kryesori këtu. Gjykimi moral për autorët dhe mbështetësit e gjenocidit është bërë prej kohësh. Edhe pse Oskar Grëning tani ndiqet penalisht, gjasat që ai të shkojë në burg nuk janë të mëdha për shkak të moshës së tij. Sepse “në emër të popullit” Gjermania e sotme, ndryshe nga ajo e nacionalsocializmit, është shumë e dhembshur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency