Biznesmeni blen një anije për të shpëtuar klandestinët në det

0
149

Harald Höppner, një sipërmarrës gjerman ka vendosur që shpëtojë jetët e klandestinëve që lëvizin në ujërat e Mesdheut. Së bashku me miqtë e tij, Höppner ka blerë një barkë për të patrulluar në det, me qëllim shpëtimin e jetës së njerëzve. Vendimi është marrë pas tragjedisë  së ndodhur disa ditë më parë, ku humbën jetën të paktën 800 emigrantë.Biznesmeni 2 Ai ka treguar për mediat së çfarë ka ndjerë  gjatë kohës që shikonte në televizor imazhet dramatike të anijes në të cilën u mbytën klandestinët.  “Nëse nuk bëj asgjë për momentin, do të pendohem për gjithë jetën. Për mua ata persona që arratisen nga lufta dhe që rrezikojnë jetën duke kaluar detin , janë si bashkëkombësit e mi, që në kohën e dy Gjermanive, kalonin murin e Berlinit për ikur në Perëndim. Shumë prej tyre vdiqën duke tentuar që të kalonin murin e lartë, me tela me gjemba”, thotë sipërmarrësi.Biznesmeni

Për të realizuar projektin, burri ka vendosur që të investojë një pjesë të kursimeve për të blerë një barkë të vjetër të 1917. Harald nuk është i vetëm. Për të blerë varkën, ai ka mbledhur rreth 100 mijë euro falë ndihmës së miqve të tij, artizanë, farmacisë, e sipërmarrës të ndryshëm. Anija tashmë është nisur drejt detit Mesdhe dhe qëllimi është që të monitorojë situatën në këtë zonë. Në bord ndodhen rreth 15 vullnetarë dhe për disa muaj ata do të qëndrojnë në det që të shpëtojnë jetët e njerëzve si pasojë e tragjedive të përsëriturave që  po ndodhin në det.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency