Kukësi-Laçi, finalja e Kupës së Shqipërisë

0
124

skenderbeu kukesiLaçi-Kukësi do të jetë finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë, një trofe ky që i jep mundësinë skuadrës fituese të përfaqësojë Shqipërinë në paraleminatoret e Ligës së Europës.

Laçianët e drejtuar nga Armando Cungu mundën 1-0 Tiranën, të mbetur me 10 veta, dhe dalin kështu në finalen e këtij kompeticioni, për herë të dytë në 3 vitet e fundit. Protagonist i suksesit të skuadrës kurbinase ishte James, i cili shënoi golin e triumfit. Pas ndeshjes, trajneri i Tiranës, Gugash Magani nuk i ka kursyer akuzat ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Bardhyl Pashaj.

Kukësi barazoi 1-1 në Korçë dhe, falë fitores minimale në ndeshjen e parë arriti të dalë për të dytin vit radhazi në finalen e Kupës. Edhe pse e dominuan lojën dhe kaluan të parët në avantazh, me Prognin, kampionët në fuqi nuk kanë arritur të ndalin të përhershmin Pero Pejiç, i cili me golat e tij vazhdon të jetë vendimtar për skuadrën e Kukësit.

Në pjesën e dytë, Skënderbeu u përpoq me të gjitha forcat për të shënuar, por tentativat e tyre nuk dhanë asnjë rezultat. Tashmë titulli kampion është trofeu i vetëm, që ka mbetur në lojë dhe korçarët, si kryesues të Kategorisë Superiore janë pretendentët kryesorë të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency