“T’i mbysim emigrantët siç bënim me shqiptarët”

0
157

Daniela SantancheDeputetja e partisë “Forca Italia” e ish kryeministrit Berluskoni, sugjeroi në kuadër të tragejdisë së fundit të emigrantëve në Itali, se anijet me emigrantë duhet të mbyten në det ashtu si u bë dikur me shqiptarët. Këtë deklaratë shokuese ajo e justifikoi me faktin se nuk ka zgjidhje tjetër.

“Duhet t’i mbysim anijet. Nuk ka zgjidhje tjetër. Më mirë një akt lufte, sesa ta humbim luftën.” Kështu ka deklaruar në një intervistë për Sky Tg24 Daniela Santanchè, deputetja italiane e Forza Italia që drejtohet nga Silvio Berlusconi, gjatë diskutimeve për fluksin e emigrantëve që vijnë nga Siria e Libia drejt Italisë.
Një anije me 900 klandestinë u mbyt një ditë më parë në Adriatik, në një prej tragjedive më të mëdha të regjistruara në historinë e emigracionit. “Kjo është tragjedia më e madhe e qeverisë italiane, u shpreh deputetja, duke thënë se, aksi Renzi – Alfano – Boldrini solli në këtë situate vendin.
Zgjidhja e vetme është vënia në lojë e aeronautikës dhe marinës ushtarake italiane, që të përgatiten sa më shpejt për të fundosur anijet që nisen drejt Italisë, siç kemi bërë në të shkuarën në Shqipëri dhe për të ngrejmë qendrat e pritjes në brigjet afrikane”, vazhdoi ajo më tej deklaratën shokuese.
Më 28 mars të vitit 1997, anija ushtarake italiane “Sibila” goditi dhe fundosi anijen shqiptare “Kateri i Radës”, që po lundronte drejt brigjeve të Otrantos me 120 klandestinë në bord. 84 persona humbën jetën në këtë tragjedi, mes tyre 46 gra e fëmijë. 34 të tjerë mbijetuan.
Kjo është edhe tragjedia më e madhe me emigrantët shqiptarë, të cilës duket qartë se i referohet deputetja italiane Daniela Santanchè.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency