Thaçi nuk është më i ftuar në Beograd

0
143

hashim thaciOrganizata joqeveritare serbe “Ambasadoret e Paqes”, ka anuluar ftesen per ministrin e Jashtem kosovar Hashim Thaçi, per pjesmarrje ne konference per integrimin europian te Ballkanit Perendimor ne Beograd, ne 24 prill.

Lajmin e kane konfirmuar vetë bordi i kesaj OJQ-je permes nje njoftimi. Nder te tjera ne kete deklarate lexohet se shkak per anulimin e fteses, eshte presioni i adresuar ministrit kosovar per arrestim dhe mungesa e gadishmerise se autoriteteve ne Beograd per t’i garantuar siguri gjate kesaj vizite.
Por drejtuesit e kesaj organizate joqeveritare kane vendosur qe t’i anulojne ftesen edhe ministrit te jashtem te Serbise, Bosnje Hercegovines dhe Maqedonise.

Lëvizja kosovare “FOL” e fton Kryeministrin serb në Prishtinë
Organizata “FOL” në Prishtinë i ka dërguar një ftesë kryeministrit te Serbisë, Aleksandër Vuçiç, qe te marre pjese në forumin e organizuar prej saj “FOL Hapur”. Sipas mediave kosovare, FOL, i ka adresuar kete ftese Kryeministrit serb në funksion të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal në frymën e integrimit në BE.
“Lëvizja FOL ju fton të flisni në forumin “Fol hapur”. Kosova dhe Serbia, si dy shtete fqinje, ndërkombëtarisht janë zotuar për normalizimin e marrëdhënieve reciproke. Prandaj, besojmë se është e nevojshme që të ketë bashkëpunim në fusha të ndryshme jo vetëm në nivelin politik dhe institucional”, thuhet në ftesën e lëvizjes FOL per Kryeministrin serb.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency