Gara për Tiranën dhe dorëheqja e Erjon Veliajt

0
171

rama veliajFushata elektorale për bashkinë e Tiranës, praktikisht ka nisur, edhe pse kandidatët duhet të regjistrohen në KQZ deri 50 ditë para 21 qershorit. Që gara të jetë e barabartë, Erjon Veliaj ka detyrimin ligjor, por edhe moral, të lërë detyren e ministrit.

Prej disa ditësh Erjon Veliaj është kandidati zyrtar i mazhorancës për bashkinë e Tiranës. Dhe si përgjatë gjithë karrierës së tij politike, nxitoi të bënte një gjest galant, i cili më shumë e pati efektin tek publikimi në media.
Ministri Veliaj i shkroi një mesazh telefonik rivalit të tij në gare, doktorit demokrat Halim Kosova, ku i uronte suksese dhe fushatë të mbarë.
Por fushata nuk mund të jetë as e drejtë e as e mbarë, kur Veliaj, vijon të mbajë postin e ministrit në qeverinë Rama.
Jo vetem ligji, por edhe precedenti e kërkon që Erjon Veliaj të lërë karrigen e ministrit, dhe t’i perkushtohet fushatës për Bashkinë e Tiranës, që aq shumë e kishte pritur.
Në vitin 2007, ministri i kohës Sokol Olldashi dha dorëheqjen nga Ministria e Brendshme, që drejtonte që nga viti 2005, dhe hyri në garë me Edi Ramën, që kërkonte mandatin e tretë për kryeqytetin. Të njëjtën gjë bëri dhe Lulzim Basha, para se të fitonte betejën për Tiranën në vitin 2011.
Edhe nga Veliaj, që rreket të krijojë e forcojë imazhin e politikanit me formim perëndimor e afër popullit, pritet më së paku një akt i tillë i dorëheqjes.
Në këtë mënyrë, gara do të hyjë në hulli të barabartë, e Veliaj, nuk do të bëjë fushatë nga pozicioni i ministrit e me infrastrukturën e anëtarit të kabinetit.
Ligji kërkon që kandidatët të regjistrohen në KQZ, deri 50 ditë para zgjedhjeve, që përkon me fillimin e majit. Por fushata në terren ka nisur, dhe Veliaj ka shansin dhe detyrimin moral, të sillet si në fushatë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency