Publikohet lista/ 420 ish-të përndjekurit që marrin këstin e katërt, ja dokumentet që duhen

0
137

20 ish-të përndjekuritMinistria e Financave ka publikuar listën e 420 ish-të përndjekurve politikë, që janë gjallë, të cilët marrin këstin e katërt. Gjithashtu, Financat u kanë kërkuar ish-të dënuarve që të plotësojnë dokumentacionin e kërkuar për të marrë paratë.

Për kategorinë e parë me prioritet, “gra ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës: certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit; nr. llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re). Për kategorinë e dytë me prioritet, “persona ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë: certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit; nr. llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re). Për kategorinë e tretë me prioritet, “Persona ish të dënuar politik të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda: raport mjekoligjor (origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithsecilit dhe me vulë, jo kopje) për paaftësi të plotë për punë e lëshuar nga: KEMCAP (KEMP-i epror), raport mjekoligjor për sëmundje onkologjike dhe sëmundje të gjakut, për kategorinë e katërt me prioritet, “Për persona ish-të dënuar që janë gjallë të cilët pavarësisht moshës në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç: certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit: certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur. Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur. Nr. llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re). Për kategorinë e pestë me prioritet, “Për persona ish të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç: certifikatë vdekje të personit ish-të dënuar. Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të personit ish të dënuar që nuk jeton më. Certifikatë familjare të ish të dënuarit ku të përfshihen fëmija/fëmijët e mitur. Dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor. Vendim Gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më. Nr. llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re) në emër të kujdestarit ligjor të të miturit. Për kategorinë e gjashtë me prioritet, “Për persona ish të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç: certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit. Nr. llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).

Listën e plotë të emrave do ta gjeni në faqet e brendshme të gazetës Standard

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency