Kumbaro hesht/ Edhe lahutari 105-vjeçar përjashtohet nga Festivali i Gjirokastrës

0
153

Violeta Murati

lahutari 105 vjecarKomisionet e qarqeve shtojnë listën e përjashtimit nga Festivali Folklorik Kombëtar

 Ministria e Kulturës edhe dje ka heshtur për një përgjigje vendimtare për përjashtimet nga komisionet përgjegjëse të qarqeve, si të grupeve iso-polifonike të Gjirokastrës ashtu edhe për absurdin tjetër, atë të mohimit të pjesëmarrjes së lahutarit unik, 105-vjeçar, bashkë me katër lahutarët e familjes Nonaj. E hëna është dita që ka vendosur Ministria e Kulturës të komunikojë se çfarë do të ndodhë me këto grupe, s’ka koherencën të pranojë këto arbitraritete.

Midis Ministrisë së Kulturës dhe komisioneve të qarqeve që kanë vendosur për fatin e grupeve pjesëmarrëse në garën e Festivalit Kombëtar Folklorik, deri në ditën e djeshme ka pasur një komunikim absurd. Ministria u jep miratimin për pjesëmarrje, ndërsa nuk artikulon përgjigje zyrtare, duke pritur të takohet me komisionet përgjegjëse të qarqeve që kanë dhënë vendimet për përjashtimin e grupeve të Gjirokastrës, duke shtuar dje listën me lahutarin unikal 105-vjeçar. Në parantezë pas përjashtimit nga Festivali i grupit të fëmijëve “Obelisku” dhe të të rriturve “Argjiro”, në rrjetet sociale nga protagonistët marrim njoftimin se edhe lahutari unik në Shqipëri, por ndoshta më gjerë, pra lahutari 105-vjeçar bashkë me katër lahutarë me nipat dhe mbesën, janë po të përjashtuar. Vendimi i përjashtimit është marrë nga komisionet e qarqeve përkatëse. Reagimi për artistët në rrjetet sociale, por edhe në media ka qenë me ndjeshmëri ekstreme si një rast ironik të veprimit arbitrar kundër artistit.

Deri dje, nga Ministria e Kulturës nuk ka pasur asnjë reagim për këto vendime të komisioneve të qarqeve. Kontaktuar nga “Standard”, drejtori i Trashëgimisë pranë MK-së, Genc Bejleri, nuk iu përgjigj pyetjes së drejtpërdrejtë nëse këto grupe do të ishin pjesëmarrëse në Festival. Por, Bejleri tha se deri të hënën duhet të presim për të pasur një përgjigje të saktë, duke e konsideruar këtë debat një vorbull dhe pritet të hënën të shihet lista e komisioneve përgjegjëse për Folklorikun.

Nga ana tjetër, mësojmë se këtyre artistëve u është bërë telefonatë nga Ministria e Kulturës, duke u konfirmuar pjesëmarrjen në Festival, ndonëse komisionet e qarqeve ende nuk kanë thënë arsyet e përjashtimit. Por nga ana tjetër, nga zyrtarë të Ministrisë së Kulturës në rrjetet sociale është publikuar një listë emrash, ku tërheq vëmendjen emri Roland Çenko, duke aluduar se është kualifikuar, e pashoqëruar me përgjigjen e çështjes: A do të marrin pjesë në Festivalin Folklorik si grupet e të rinjve të Gjirokastrës, ashtu edhe lahuta unike e qarkut të Lezhës?!

Lëvizja dhe reagimi në mediat sociale ka tronditur mjaft artistë për këto kundërshti vendimesh. Arbitraritete që, në fakt, duhej të merrnin përgjigje qysh ditën e djeshme, pa pritur të dielën për të parë listën, as të hënën për të dhënë përgjigje. Kur do Ministria apo merr urdhra nga lart, natën e bën ditë, ndërsa në kërkimin e përgjigjes për artistë më në zë dhe unikë heziton për një përgjigje, duke u përpjekur me sa duket jashtë koherencës të pranojnë se kanë bërë gabim.

Për rastin e Gjirokastrës, gazeta “Standard” ka pasur dje reagimin e drejtuesit të “Obeliskut” dhe “Argjirosë”, Roland Çenko, që edhe ai si të tjerë po pret përgjigjen e së dielës së Ministrisë.

Ndërsa muzikologu Vaso Tole ka reaguar në rrjetet sociale edhe për lahutarin 105-vjeçar të Lezhës, duke u shprehur: “Kjo është Lumturi Nonaj, lahutarja e vetme shqiptare që do t’i mungojë Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, bashkë me gjyshin e saj lahutarin 105-vjeçar Gjok Nonaj, vëllezërit e saj Gjovalin Nonaj nga Lezha, me Roland Çenko dhe grupin e Cenkollarëve nga Gjirokastra, Usta Josif Shukallarin e Përmetit, grupin iso-polifonik të grupit polifonik të fëmijëve “Obelisku” Gjirokastër, krahinën e Zagories, ansamblin e Kërrabës dhe lista e artistëve të përjashtuar vazhdon e zgjatet. Unë e kam zgjedhur: Jam me artistët”, – duke replikuar njëkohësisht me zyrtarët burokratë të Ministrisë. Ndërsa ka reaguar edhe kompozitori i njohur, Klodian Qafoku, duke u shprehur: “Shqetësim i ngritur me të drejtë. Kushdo qoftë e ka fajin dhe turpin për këtë “potere” me artistët, duhet të kuptoj që u bën dëm jo vetëm vlerave të trashëgimisë sonë kulturore, por edhe në mënyrën më të shëmtuar humbet logjikën e mbijetesës së folklorit tonë!”

Sërish restauratori i objekteve të trashëgimisë kulturore, Frederik Stamati, ka reaguar edhe për rastin tjetër të përjashtimit, të familjes së lahutarëve duke u shprehur: “Pjesëmarrja në Festival e lahutarit 105-vjeçar Gjok Nonaj do ta bënte Festivalin Folklorik të Gjirokastrës një eveniment të transmetuar nga mediat botërore. Juria nuk mund t’i japë kurrë Festivalit atë që do t’i jepte fenomeni njëqindepesëvjeçar!”

Ndërsa pasardhësi i lahutarit Nonaj, Gjovalini, është shprehur për rastin e tyre: “Unë kam mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Unë sot jam i ftuar në Frankfurt të Gjermanisë si kompozitor dhe solist në fizarmonikë në një organizim madhështor, e them këtë se bota kudo e vlerëson talentin. Lexova një ditë një shkrim të prof. Vaso Toles ku shkruante për lahutën dhe këngën Majë Krahu që po shkojnë drejt zhdukjes. Në fakt, më preku dhe vendosa bashkë me gjithë familjen Nonaj të bëj diçka të bukur edhe për veten po ashtu për Festivalin. Ku ka gja më të bukur që Lezha ta hapte programin me kangën Majë Krahu, këngë shumë vjetër dhe në skenë të ngjitet 105-vjeçari me 4 lahutarë, me nipat dhe mbesën. Siç e ka komentuar dikush, komisionet janë kryetarë partish e komunash e profesorë letërsie që nuk marrin vesh nga muzika fare. Është më mirë që ky Festival të anulohet e mos ta humbë këtë emër të madh ose të shtyhet dhe të caktohet një komision i ri me në krye prof. Vasil Tolen që të konkurrojnë prapë të gjithë artistët. Komisioni duhet të përbëhet nga muzikantë profesioniste, të diplomuar dhe njohës të mirë të folklorit”.

Sipas tyre, për këto vendime përgjigjja vjen nga komisionet se “nuk dinë të këndojnë”. Kjo sentencë është komentuar gjatë dje nga njerëz të fushës e specialistë të muzikës, që mendojmë se nuk duhen shpërfillur, ashtu siç bën Ministria e Kulturës, duke vulgarizuar situatën me heshtje.

 

Vaso Tole: Përjashtohet dhe lahutarja e vetme

Vaso Tole: Kjo eshte Lumturi Nonaj, lahutarja e vetme shqiptare qe do ti mungoje Festivalit Folklorik Kombetar te Gjirokastres, bashke me gjyshin e saj lahutarin 105 vjecar Gjok Nonaj, vellezerit e saj Gjovalin Nonaj nga Lezha, me Roland Çenko dhe grupin e Cenkollareve nga Gjirokastra, Usta Josif Shukallari e Permetit, grupin iso-polifonik te Grupi polifonik I femijeve Obelisku Gjirokaster, krahinen e Zagories, ansamblin e Kerrabes dhe lista e artisteve te perjashtuar vazhdon e zgjatet?! Une e kam zgjedhur: JAM ME ARTISTET!”

 

Klodian Qafoku: E shëmtuar, po humbet logjika e mbijetesës së flokut tonë

Klodian Qafoku: Shqetësim i ngritur me të drejtë. Kushdo qoftë e ka fajin dhe turpin për këtë “potere” me artistët, duhet të kuptoj që i bënë dëm jo vetëm vlerave të trashëgimisë sonë kulturore, por dhe në mënyrën më të shëmtuar humbet llogjikën e mbi-jetesës së folklorit tonë!

 

Frederik Stamati: Fenomeni 105-vjeçar do çudiste mediat botërore

Frederik Stamati: Pjeseemarrja nee festival e lahutarit 105 vjecar Gjok Nonaj, do ta beente Festivalin folklorik tee Gjirokastrees njee eveniment tee transmetuar nga mediat boteerore. Jurija nuk mund t’i japee kurree festivalit, atee qee do t’i jepte fenomeni njeqint e pesevjecar!

 

Nonaj: Të anulohet Festivali i Gjirokastrës, të ngrihet një komision me profesionistë

 Pasardhësi i Lahutarit Nonaj, Gjovalini është shprehur për rastin e tyre: “Unë kam mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Unë sot jam i ftuar në Frankfurt të Gjermanisë si kompozitor dhe solist në fizarmonikë në një organizim madhështor, e them këtë se bota kudo e vlerëson talentin. Lexova një ditë një shkrim të prof. Vaso Toles ku shkruante për lahutën dhe këngën Majë Krahu që po shkojnë drejt zhdukjes. Në fakt, më preku dhe vendosa bashkë me gjithë familjen Nonaj të bëj diçka të bukur edhe për veten po ashtu për Festivalin. Ku ka gja më të bukur që Lezha ta hapte programin me kangën Majë Krahu, këngë shumë vjetër dhe në skenë të ngjitet 105-vjeçari me 4 lahutarë, me nipat dhe mbesën. Siç e ka komentuar dikush, komisionet janë kryetarë partish e komunash e profesorë letërsie që nuk marrin vesh nga muzika fare. Është më mirë që ky Festival të anulohet e mos ta humbë këtë emër të madh ose të shtyhet dhe të caktohet një komision i ri me në krye prof. Vasil Tolen që të konkurrojnë prapë të gjithë artistët. Komisioni duhet të përbëhet nga muzikantë profesioniste, të diplomuar dhe njohës të mirë të folklorit”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency