Policia gjen një arsenal armësh në Gjirokastër

0
136

fishekePolicia e Gjirokastrës ka gjetur një arsenal armësh në qytet. Sipas të dhënave zyrtare në vendin e quajtur “Shtatë Krojet“, uniformat blu sekuestruan 5 arka me 7.200 copë fishekë, model-56, 1 arkë me 880 copë fishekë ,model-53 dhe 3 arka me 60 copë bomba mësymëse me 60 ndezës.

Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ende nuk dihet se kujt i përkisnin fishekët dhe bombat mësymëse, por po punohet për identifikimin  dhe kapjen e ‘pronarit’ të tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency