Hashim Thaçi do të arrestohet në Beograd

0
160

hashim thaciVendimi i autoriteteve serbe, per ta zbatuar flete-arrestin ne fuqi, per ministrin e jashtem kosovar, Hashim Thaçi, ne rast te vizites se tij ne Beograd, po artikulohet njezeri.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Nebojsha Stefanoviç ka thënë se ministri i jashtem i Kosovës, Hashim Thaçi do të arrestohet nëse shkon në Beograd.

Ndërkohë, “Organizata e rinisë “Ambasadorët e Paqes”, ka thënë se Hashim Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencën për integrime evropiane në Ballkanin perëndimor që pritet të mbahet më 24 prill.
Siç thuhet në deklaratën e kësaj organizate qeveritare pjesëmarrjen e kanë konfirmuar përveç Thaçit edhe zëvendësi i tij Petrit Selimi. Edhe Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlovic, ka thënë se në rast të vizitës se ministrit te jashtem të Kosovës në Beograd, organet serbe do ta zbatojnë ligjin.
Në një prononcim për mediat serbe, Mihajlovic ka thënë se vizita e Thaçit do të trajtohet sipas rregullave shtetërore. Sipas saj, nëse ndaj tij ka indicie për ndonjë proces gjyqësor, flete-arrest ne fuqi, atëherë ai do të arrestohet.
Duke komentuar deklaratat e autoriteteve serbe ministri i jashtem kosovar, Hashim Thaci, rikujtoi se flete-arresti per te eshte leshuar ne kohe te erreta per vendet.Tashme sipas Thacit, Kosova e Serbia jane ne rrethana te reja me nje klase politike te re.Ministri kosovar, permend se ne takimet me palen serbe ne Bruksel ka evidentuar vullnet per nje rajon paqesor dhe fqinjesi te mire.
Edhe personalisht, i intervistuar per mediat ne Kosove,Thaci e konfirmoi viziten e tij ne 24 Prill ne Beograd. Hashim Thaçi në Serbi akuzohet për krime lufte dhe flete-arresti i leshuar nga autoritetet serbe per te ,ne vitin 1999 ,mbetet ne fuqi.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency