De Biazi: Kafshët kishin dalë nga kafazi

0
124

trazirat serbi shqiperi flamuri sherri futboll kombetarja (4)Xhani De Biasi, i cili me elokuencën që e karakterizon në nisje të dëshmisë së tij përballë KAS ka përdorur një batutë të goditur.

“Nëse në një Kopsht Zoologjik lëshojnë nga kafazi Luanin duhet të ikim me vrap të shpëtojmë, ashtu na ndodhi edhe neve.

Nuk kthehemi dot në fushë se kishin hapur dyert e kafazeve. Na goditën kjo jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht, që për mua është goditja më e rëndë.

Unë kisha vetëm një objektiv, të ktheja djemtë e mi në shtëpi shëndoshë e mirë. Mua dhe askujt nga ne nuk na kërkoi askush të kthehemi në lojë.

Nëse duhej të ktheheshim në fushë për të rrezikuar jetën ndoshta do e bënim, por nëse do të na e kërkonin diçka të tillë”.

Pyetjes së avokatit serb: “Po nëse do të vija unë dhe do t’iu thoja që Luani është futur sërish në kafaz dhe do të vinit”?,

De Biasi iu përgjigj: Atëherë do të të thoja futu ti i pari”.

Përtej kësaj batute De Biasi ka deklaruar se ajo që ka përjetuar atë natë në Beograd ka qenë diçka e tmerrshme të cilën ai nuk e kishte provuar asnjëherë gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist dhe si trajner.

Nga ana e tyre ekspertët e së drejtës të thirrur nga avokatat shqiptarë i kanë mëshuar rrezikshmërisë në të cilën gjendeshin shqiptarët si pasojë e njerëzve në tribuna. Beson ka argumentuar se pala shqiptare nuk gjendej thjesht para disa ultrasve të irrituar por përballë njerëzve që nuk kishin shkuar aty për të ndjekur një ndeshje futbolli por me të tjera qëllime dhe shqiptarët ishin seriozisht të rrezikuar.

Një faktor në favor të palës shqiptare kanë qenë edhe deklarimet e serbëve.

Sekretari i Federatës Serbe nuk i është përmbajtur deponimeve të dhëna më parë duke i çuditur gjykatësit të cilët kishin në dosje deklarimet e tij të mëparshme.

Gjithashtu dy nga dëshmitarët serbë janë tërhequr dhe nuk janë paraqitur.

Sekretari i Federatës Serbe ka mohuar se gjendej në tunelin e dhomave të zhveshjes siç kishte bërë të ditur më parë, ndërkohë që një tjetër detaj interesant është se opsioni për të boshatisur stadiumin ka qenë vetëm një alternativë e serbëve pasi diçka të tillë mund të vendoset vetëm nga delegati i ndeshjes, i cili ka pranuar se asnjëherë nuk ka shtruar këtë opsion.

Sekretari i Federatës Serbe është gjendur në një pozitë të vështirë edhe kur është pyetur se si ka mundësi që nuk është ndjekur penalisht asnjë nga njerëzit që hynë në fushë duke përfshirë këtu dhe Ivan Bogdanov dhe ai është përgjigjur: “Unë nuk e di nëse Federata Sebre ka bërë denoncim, por kur të kthehet do të pyes avokatin”.

Janë këto disa nga detajet më interesante të senacës dëgjimorë të Shqipërisë në CAS të përcjella nga Komentatori dhe

Gazetari i Supersport, Dritan Shakohoxha, i cili bëri të ditur se me shumë gjasa një vendim në lidhje me këtë çështje mund të merret javën e ardhshme edhe pse, një vendim i plotë (i zbardhur) mund të kërkojë një muaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency