Ky është shteti më i ri sovran i Ballkanit

0
106

Liberland-3Pajisur me një uebsajt, flamur kombëtar dhe stemë, Vit Jedickla lajmëroi të hënën krijimin e shtetit të ri ballkanas të Tokës së Lirë (Liberland).

Gjashtë kilometra katrorë tokë që përbën Liberlandin shtrihen përgjatë Danubit në atë që teknikisht është një tokë pa zot të cilës ndonjëherë i referohen si Gornjua Siga. Fqinjët e saj janë komuna kroate verilindore e Zmajevaç dhe Backi Monostor e Serbisë.

Meqë territori është i ndarë mes dy vendeve, Jedlicka, një anëtar i Partisë së Qytetarëve të Lirë çek të krahut të djathtë e deklaroi  atë shtetin e pavarur dhe sovran të Liberlandit.

Jedlicka pretendon se veprimet të tilla janë të lejuara nga ligji ndërkombëtar, duke krijuar kështu shtetin e tretë më të vogël në Europë pas Vatikanit dhe Monakos.

Në faqen e tij të uebit shteti cilësohet si një republikë kushtetuese me elementë të demokracisë direkte. Jedlicka është shpallur presidenti i tij.

Motoja e Liberlandit është ‘jeto dhe lër të jetojnë; dhe themeluesit e tij thonë se ata kanë qëllim të limitojnë fuqinë e politikanëve në ndërhyrjen e lirive personale dhe ekonomike të shtetasve të saj, duke theksuar orientimin liberal të shtetit.

Shteti do të përqendrohet, pretendojnë themeluesit e tij, në sigurimin e mirëqenies së njerëzve duke i liruar ata nga kufizimet e panevojshme dhe taksat e imponuara nga qeveria. Një nga arsyet e dhëna për themelimin e Liberlandit është mosfunksionimi i shteteve ekzistuese dhe kushtet e këqija të jetesës.

Me Monakon, Litenshteinin dhe Hong Kongun si shtete modele, Jedlicka tha se ai shpreson që Kroacia dhe Serbia do ta njohin këtë shtet të ri, pas të cilave do të vijë edhe njohja ndërkombëtare.

Liberland do t;i hapë dyert e tij për qytetarët e rinj me kushtin që ata të kenë respekt për të tjerët dhe mendimet e tyre; të respektojnë pronën private, të mos kenë të shkuar naziste, komuniste apo ekstremiste dhe të mos kenë rekord kriminal.

Ndërsa Liberlandi ka tashmë flamurin dhe stemën e tij, kushtetuta dhe ligjet e tij do të postohen së shpejti në uebsajtin e tij. /BIRN

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency