Gazetarët lënë Shqipërinë nga kërcënimet e pushtetit

0
148

hamza-hatika-me-familjenHamza Hatika iu “bashkua” gazetarëve të larguar nga Shqipëria për shkakun që e kanë quajtur “kërcënime nga pushteti”.

Pas Fatos Mahmutajt (“ABC News”) i plagosur në ngjarjet e rënda të 21 janarit 2011 ( u vranë nga Garda e Republikës katër civilë gjatë protestës së dhunshme të opozitës socialiste të kohës kundër qeverisë), Gerti Xhajës (A1Report), të kërcënuar pas operacionit kundër mbjelljes së bimëve narkotike në Lazarat në qershor 2014, Edi (apo Edmond) Deliut (gazetat “Ballkan”, “Rilindja Demokratike”, “Atdheu” (Partia Lëvizja e Legalitetit,) “Balli i Kombit” dhe “Flamuri” (Partia Balli Kombëtar) dhe “55”, Hatika (qendra mediatike “Kurajo”, free lance) është i katërti, sëpaku nga të vërtetuarit si të larguar.

Mahmutajt iu kërkua të mos dëshmonte çka dinte për rrethanat e vrasjes së një protestuesi që ishte pak centimetra larg tij dhe jeton në Bruksel të Belgjikës me shtetësi të marrë.

Gerti Xhaja, i cili jeton në Suedi, Edi Deliu (i tha gazetës “Illyria” se “u largua sepse hasa në kërcënime për jetën unë dhe fëmijët e mi nga njerëz të veshur me uniformën e shtetit, më datë 28 qershor 2014), në Gjermani dhe Hatika me gjasë në Norvegji, janë në proces të përgatitjes për kërkesë azili.

Vëllai i Deliut, Spartak Deliu, është vrarë në moshën 15-17 vjeçare në 6 mars 1991 në kohën e ndryshimit e rrëzimit të diktaturës komuniste.

Kërcënime apo goditje duke u penguar të kryejnë detyrën dhe të ndikohen në lajme, kanë marrë përfshi me jetë të fëmijëve apo të tyre edhe gazetarë apo publicistë të tjerë.

Habjon Hasani u qëllua përpara redaksisë së gazetës “Shqiptarja.com” në 2012 për një çështje pastrimi të qytetit të Tiranës, Artan Hoxha u kërcënua me jetën e djalit dhe të tijën sepse dëshmoi se kishte njoftuar deputetin Tom Doshi me dyshime për ta vrarë në qershor 2014 dhe për rastin e zbulimit të një laboratori kokaine në Xibrakë të Elbasanit.

Gazetari Spartak Koka (Hoxha dhe Koka janë të televizionit “News 24”) është kërcënuar nga drejtues të policisë.

Nga truprojat e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është goditur Elio Laze (televizioni “Channel One”) në 2015 pas një rasti denoncuar të rrezikshmërisë së hedhjes së mbetjeve spitalore.

Në mars 2015 me tekstin në SMS telefonike “Punë e bukur zonjusha gazetare, por do takohemi shpejt dhe do ta shikojmë sa e zonja je” u kërcënuan gazetaret Entuela Çapani dhe Syrjeva Berberi që në emisionin investigat “Ça thu!” në televizionin “Agon” në Tiranë denoncuar raste dyshimi të përfshirjes së trukimeve të ndeshjeve nga zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe më pas të një futbollisti shqiptar në një televizion në Suedi”.

Fotoreporteri dhe gazetari Telnis Skuqi në Gjirokastër në jug të Shqipërisë u kërcënua me jetën e tij dhe të vajzave duke i lënë në derë edhe një kokë të prerë deleje, nga zyrtarë të pushtetit (siç raportoi në komisionin e Kuvendit për Media) në vjeshtë 2014.

Kryeministri Edi Rama ofendoi korrespondenten e televizionit “ABC News” në Bruksel (Belgjikë) Erisa Zykaj.

Gazetari dhe moderatori (“TV Agon”), Ardian Krasta u raportua të ishte goditur, sharë dhe kërcënuar nga kryeministri Rama në një mbrëmje ku ishin të ftuar të dy.

Në nëntor ose dhjetor 2014 u kërcënua me armë pistoletë në hyrje të banesës së tij në Tiranë gazetari Artur Çani (TV “News 24”).

Publicisti Altin Goxhaj, avokat (ish-botues i gazetës “Apolitika” nga vitet 93-94), është shoqëruar shumë herë dhunshëm në policia gjatë 2-3 vjetëve të fundit.

Familjarë të gazetarit tjetër Arjan Çani u kërcënuan ndërsa ai ishte në një emision televiziv në “Top Channel”, duke akuzuar ministrin e sotëm të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

Në asnjë nga këta raste autoritetet e rendit, sigurisë dhe hetimit nuk kanë dhënë ndonjë rezultat ose pak (përfshi marrjen në mbrojtje të gazetarit Artan Hoxha).

Autori (Denion Ndrenika) për shkak të ndërtimit të këtij shkrimi, nuk po i paraqet rastet e tij të kërcënimeve (kryesisht me karakter fetar) që do t’i depozitojë në prokurori.

Hamza Hatika, fotoreporter, kameraman dhe gazetar, është goditur nga një oficer i Gardës së Republikës (përflitet se është i afërt i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri), ish-shef i shoqëruesve të ish-kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi, në 19 apo 20 mars të vitit 2014 në sallën e seancave plenare të Kuvendit kur siç u njoftua, iu kërkua të mos fotografonte në poza jo të përshtatshme kryeministrin Edi Rama(https://www.youtube.com/watch?v=T5YGFat2nt8).

Hatika tha se u ndalua të fotografonte zotin Rama sepse ishte duke krruajtur hundën dhe se këshilltari për Media i kryekuvendarit Ilir Meta, Emiljano Aleksi dhe drejtoresha Manjola Zeka kishin kërkuar rikthimin e tij në seancë.

Dy ditë më parë Hamza Hatika për largimin e tij iu drejtua kolegëve me një shkrim të hapur (lexoni më poshtë) në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook.

Hamza HATIKA

Të dashur miq, të afërm, kolegë si dhe bashkpunëtorë prej 11-vitesh në masmedia, kësaj radhe nuk do të jem më në parlament dhe askund tjetër…?!

Arsyeja është fare e thjeshtë për tu shpjeguar, por shumë e vështirë për tu kuptuar për mua që po e përjetoj këtë ndjesi me familien time shumë larg.

Për ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë arsyen e këtij largimi, për ju që pak më njihni do ta mësoni nga reagimet e miqve të mi ku punojnë, apo edhe në rrjetet sociale.

Të gjitha i kam duruar dhe kaluar me nënqeshje ose me kurajon time, por vjet pasi humba djalin pas dhunës në parlament dhe kërcënimeve pa fund, bllokimit të portalit kurajo.org, si edhe sulmeve ne rrjetin social fb, në tel apo edhe këshillat e disa kolegëve për heshtje, ofrime pune apo projektesh vendosa të largohem pa kthim, deri në një vendim të gjykatës ndaj kërkesës time për azil politik.

Aty më nuk jetohet dhe nuk lejohet për të punuar ndershëm, por vetem për ti shërbyer politikës dhe qeverisë.

Kjo për mua nuk konceptohet kurrë.

Ne përsëri presim një djalë që lind dashtë fati dhe zoti po në ditën që edhe humba tjetrin, por unë nuk besoj më tek asnjë premtim për paqe e liri jete apo edhe profesioni, aty flitet vetëm për atentate, për vrasje, tritole e shpërthime, ku gjykatat luajnë më gjakun e viktimave, ky është fatalitet.

Dhe vjen një moment që njeriu thotë i bindur se kam një jetë dhe fëmijët e mi të cilët meritojnë të jetojnë të lirë, qoftë edhe larg atdheut u dashka sakrifikuar në inekstermis e meritojnë vujaatjen larg Tij.

Jam shumë i lumtur që si OJF, nuk kam fituar asnjë project, me konto bankare zero dhe gjithçka që kam bërë ka pasur primare vetëm profesionin, ndryshe nuk kishte pse të përfundoja dyerve të evropës sikurse turmat pa fund që ndesha në rrugëtimin tim të trishtë.

Larg jush kam vetëm një merak, më shkruani kur jam gabuar apo ju kam mashtruar, shitur apo servilosur politikës mbi emrin e shenjtë dhe profesionin e gazetarit, për këtë ju përgjërohem ta bëni sinqerisht, pasi më ndihmoni ndërgjegjen që po më gjykon kaq shumë larg jush.

Ju përqafoj shumë dhe çmallem me fotot, ju uroj gjithë të mirat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency