Doktori i PD për Tiranën, profili i Halim Kosovës

0
148

halim-kosovaTirana nuk është “Mbreteresha Geraldinë”, materniteti i drejtuar për një dekadë nga doktor Halim Kosova, por është e vërtetë që Tirana ka nevojë për mjekim të fortë.

A do ta shohin zgjedhësit e 21 qershorit doktorin e shkencave mjekësore, edhe si alterantivën më të mirë për shërimin e disa problemeve thelbësore të kryqyetetit?
Sfida e fitores së tij është e vështirë, nuk ndihmohet nga matematika e votave që ndajnë e majta me të djathtën, ndërsa në lojë kanë hyrë dhe kandidatë të pavarur.
Në anën tjetër të peshores janë elementët pozitivë që harmonizohen në profilin e tij të qytetarit, intelektualit, profesionistit, administratorit dhe politikanit.
Është kandidat i opozitës, dhe në llogaritë e betejës për të dy palët janë qeverisja e Lulzim Bashës për Tiranën dhe e Edi Ramës për Shqipërinë.
Në llogari të fundit Partia Demokratike vendosi kandidimin e doktorit ndër më të preferuarit e anëtarësisë dhe sondazheve.
Të paktën që prej 2003-shit demokratët kanë besuar se Kosova do të ishte një alternativë e mirë për Bashkinë e Tiranës, por në garë ai hyri vetëm tani, kur nuk kanë kaluar as dy vjet nga mandatimi i tij si deputet.
Ekipit të Sali Berishës iu bashkua në një moment vendimtar, kur LSI në prill të 2013-ës braktisi koaliconin qeveritar dhe tërhoqi ministrat përkatës.
Në një lëvizje të menjëhershme kryeministri Berisha emëron Kosovën ministër të Shëndetësisë.
Në fare pak muaj administrim provoi mëkatin e demokratëve që këtë sektor kyç në dy mandate ua lanë aleatëve për administrim.
Vijnë zgjedhjet parlamentare dhe Partia Demokratike e rendit në nivel fitues në listën e kandidatëve për deputetë të Tiranës. Ishte aktiv në fushatën zgjedhore në njësinë 5, bastion i së majtës.
As pas daljes në opozitë, ish-ministri i Shëndetësisë nuk e hoqi vëmendjen nga administrimi i këtij sektori, duke mos i kursyer akuzat e forta për ministrin socialist Beqja.
Ata që e njohin thonë se emri i dytë i doktorit është menaxher.
Fushata zgjedhore është në start dhe deri tek leximi i rezultatit të votës së 21 qershorit, Halim Kosova deri tani fjalëpak në publik, ka mundësinë të shpalosë projektin e tij edhe për administrim e territorit.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency