1600 përfituesit që marrin lejen e legalizimit

0
128

lejen e legalizimitALUIZNI në Durrës ka miratuar listën e 1600 qytetarëve që u është miratuar leja e legalizimit. “Qytetareve te paraqitur ne liste u kërkohet të vijnë pranë zyrave të ALUZINI-t Durrës për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore të përgatitura nga ana jonë dhe të kryejnë pagesën e saj, në mënyrë që të vijojë procedura për pajisje me leje legalizimi dhe dërgimin e dosjes në Hipotekë për regjistrimin e pasurisë së legalizuar. Në bazë të ligjit të legalizimeve dhe akteve nënligjore të miratuara në zbatim te tij, qytetarët përfitojnë këto lehtësira financiare: Në rast pagese të menjëhershme (brenda 45 ditëve nga data e marrjes në dorëzim të faturës së parcelës ndërtimore), përfitohet një zbritje -20% nga vlera e përllogaritur e parcelës ndërtimore. Gjithashtu do të përfitohet edhe një zbritje -10% nga vlera e përllogaritur e parcelës ndërtimore si garanci për shlyerjen e detyrimeve vjetore kontraktore të furnizimit me energji elektrike.

Në rast se nga ana juaj nuk do të kryhet pagesa e menjëhershme si më lart, ju bëjmë me dije se nuk do të keni më mundësinë të përfitoni zbritjen prej 30% nga vlera e përllogaritur, por parcelën do të jeni të detyruar ta paguani në një vlerë tjetër të shtuar. Qytetarët vetëdeklarues të cilët gëzojnë statusin paraplegjik, tetraplegjik apo të verbër e përfitojnë të gjithë procesin falas, përfshirë edhe truallin, i cili u kalohet në pronësi falas. Qytetarët vetëdeklarues të cilët kanë në gjendjen e tyre familjare persona me statusin paraplegjik, tetraplegjik apo të verbër përfitojnë blerjen e truallit me gjysmën e vlerës së përllogaritur, pra përveç zbritjes që aplikohet për të gjithë qytetarët -20% për pagesë të menjëhershme dhe -10% për energjinë elektrike, ata përfitojnë drejtpërdrejt edhe -50% zbritje nga vlera e përllogaritur e truallit”, – thuhet në një njoftim për shtyp të ALUIZNI-t.

Listën e plotë të emrave do e gjeni në faqet e brendshme të gazetës Standard

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency