Indeksi i progresit social 2015, Shqipëria në vendin e 52-të nga 133 shtete

0
130

treg ushqimorVendi ynë lë pas Maqedoninë dhe Bosnjën. Na e kalojnë Kroacia, Serbia, Bullgaria. Përmirësim i lehtë në raport me 2014-ën…

Shqipëria renditet në vendin e 52 mes 133 shteteve përsa i përket indeksit të Progresit Social, një publikim i fundit ky i organizatës jo fitimprurëse amerikane “Social Progress Imperative”, me mbështetje ndërkombëtare. Me këtë renditje, Shqipëria pozicionohet në listën e vendeve me progres mbi mesataren (nga vendi i 31 në 56). Nga vendet e rajonit, me mirë se ne paraqiten Kroacia (37), Bullgaria (43), Serbia (45), Mali i Zi (48), Rumania (50), ndërsa lëmë pas Maqedoninë (53) dhe Bosnjën (59).

Për Shqipërinë, në vitin 2015 indeksi i progresit social ishte 68.19 (nga 0 në 100), me një përmirësim ë lehtë në krahasim me indeksin e rishikuar për vitin 2014 prej 67.19. 2014-a është dhe viti i parë kur është llogaritur ky lloj indeksi.

Indeksi i progresit social tregon mirëqenien e njerëzve dhe merr në konsideratë nevojat bazë të njerëzve. Tre elementet ku bazohet kjo renditje janë:

-nevojat bazë humane (ushqyerja dhe kujdesi bazë mjekësor, uji dhe kanalizimet, strehimi, siguria personale);

-Parimet e mirëqenies (Qasja në njohuri themelore, Qasja në Informacion dhe Komunikacion, Shëndeti dhe mirëqenia, qëndrueshmëria e ekosistemit);

– Mundësitë (Të drejtat personale; Liria personale dhe e zgjedhjes; Toleranca dhe Përfshirja; Qasja në arsim të avancuar)

Sipas raportit, në dimensionin e nevojave bazë humane Shqipëria ka një ecuri më të mirë në ushqyerjen dhe kujdesin bazë shëndetësor dhe ka shumë mundësi të përmirësohet në komponentin e sigurisë personale. Në dimensionin e parimeve të mirëqenies Shqipëria renditet më mirë në aksesin për njohuritë bazë, por mbetet prapa në elementin e qëndrueshmërisë së ekosistemit. Në Dimensionin e Mundësive, Shqipëria është më e fortë në të drejtat personale dhe ka hapësirë për t’u përmirësuar në qasjen në ersim të avancuar.

Këtë vit, renditja e 10 më të mirëve në këtë tregues është si më poshtë: Norvegjia, Suedia, Zvicra, Islanda, Zelanda e Re, Kanada, Danimarka, Finlanda, Holanda dhe Australia.

 

 Nafta vijon rritjen

N afta vijon me fitime pas rritjes së katërt javore teksa skepticizmi mes ligjvënësve amerikanë në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin sinjalizoi se rimëkëmbja në eksportet e naftës së papërpunuar të prodhuesit të OPEC-së ka të ngjarë të vonohet. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI për dorëzimet e majit ishte në 51.79 dollarë për fuçi në bursën e Nju Jorkut, ku u rrit 15 cent. Kontrata u rrit 85 cent në 51.64 dollarë për fuçi të premten. Vëllimi i përgjithshëm ishte më shumë se gjashtë herë mesatarja 100-ditore.

 

Rritja e dollarit ‘riorganizon’ ekonominë globale në fitues dhe humbës

Rritja e dollarit amerikan po ‘rishpërndan’ rritjen në të gjithë ekonominë globale. Indeksi i Dollarit të SHBA, e I cili vlerëson dollarin amerikan kundrejt 6 homologëve më të mëdhenj të grupit të tij, është rritur rreth 25 për qind nga niveli I ulët në 6 maj të 2014, teksa investitorë parashikuan se zgjerimi SHBA do të lërë pas partnerët e saj tregtar dhe Fed së shpejti do të rrisë normat e interesit ndërsa vendet e tjera do të vijojnë me një qëndrim të lehtë.

Dominimi i dollarit do të jetë I fortë në axhendë kur bankierët qendrorë dhe ministrat e financave të mblidhen në Uashington në takimin e kësaj jave për FMN dhe BB. Christine Lagarde, shefi i FMN e cilësoi luhatjen e dollarit javën e kaluar si një burim potencial konflikti në ekonominë globale, përmes së cilit disa fitojnë dhe të tjerë vuajnë pasojat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency