Dëshmia/ Cështja “Doshi”, Rrëfimi i Durim Bamit me armë në kokë? Ekspertiza rrëzon Prokurorinë

0
137

Artan Cena

 doshi bamiGjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli: Tom Doshi nuk duhej të arrestohej. Prokuroria, prova të paplota për argumentimin e masës së sigurisë

Bien pretendimet se rrëfimi i Durim Bamit, ku flet për atentatin ndaj deputetit Tom Doshit, është bërë nën kërcënim dhe me armë në kokë. Në materialin e dorëzuar në Gjykatën e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme pretendonte se përveç videos 37-minutëshe që deputeti Doshi kishte dorëzuar, ekzistonin edhe pamje të tjera ku Bami është duke u kërcënuar me armë në kokë për të rrëfyer siç dëshironte deputeti. Ka qenë po Prokuroria që dërgoi në laboratorin e Ministrisë së Brendshme laptopin dhe USB-në e bllokuar në banesën e Doshit, me qëllimin për të gjetur videon e dytë, për të cilën kishte dëshmuar Durim Bami. Por përgjigjja ka qenë negative: Në pajisjet elektronike të sekuestruara nuk kishte asnjë material të tillë.

 

Ekspertiza e kompjuterit

Pas nënshtrimit të ekspertizës së laptopit dhe USB-së së deputetit Tom Doshi, ekspertët nuk kanë gjetur një video të dytë, e cila u pretendua nga Durim Bami. Të njëjtin fakt e përmendi edhe në vendimin e saj të zbardhur për masën e sigurimit të deputetit Doshi, Gjykata e Lartë. Në vendim thuhet se Durim Bami pretendon për një video të dytë të xhiruar në një banesë të deputetit Doshi në qytetin e Durrësit. Sipas Durim Bamit, në këtë video ai është detyruar nga deputetit nën kërcënimin e armës të deklarojë organizimin e vrasjes nga Kryetari i Kuvendit. Por, sipas Gjykatës, nga të gjitha provat e mbledhura dhe veprimet hetimore rezulton se kjo ngjarje nuk është e vërtetë. Pas deklarimeve të Durim Bamit se ekziston dhe një video e dytë ku deputeti e kërcënonte atë me armë policia sekuestroi disa pajisje elektronike në shtëpinë e Tom Doshit. Pas verifikimeve ekspertët nuk kanë mundur të gjejnë një video të dytë. Deputeti Tom Doshi aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak, ndërsa Durim Bami, atentatori i pretenduar prej Doshit si i paguar për të vrarë deputetin socialist dhe Mhill Fufin, ndodhet në qeli.

 

“Doshi nuk duhej arrestuar”

Përveç mendimit të shumicës së gjyqtarëve, në vendim është argumentuar edhe vota kundër e gjyqtarit Artan Zeneli, sipas të cilit deputeti nuk duhej burgosur ndërsa hetohej. Në analizën që u bën provave dhe pretendimeve të Prokurorisë, gjyqtari Zeneli thotë se nuk mund të ndalohet një person mbi baza hipotetike dhe imagjinare. “Caktimi i masës së sigurimit sipas nenit 128 pika 1, shkronja b, nuk mund të motivohet mbi baza thjesht hipotetike, në prezumime të përgjithshme apo imagjinare mbi probabilitetin e ikjes së të gjykuarit”. Sipas gjyqtarit Artan Zeneli, Prokuroria duhet të argumentonte pse është krijuar bindja se deputeti ka rrezik të largohet nga vendi, fakt për të cilin është kërkuar arrestimi i tij. “Nisur nga natyra e veprave penale për të cilën hetohet deputetit Tom Doshi, Prokuroria nuk ka paraqitur të dhëna të mjaftueshme në bazë të të cilave të arrihet në konkluzionin e arsyeshëm se ai ka shkaqe më se të mundshme për t’u larguar, në rastin konkret, bëhet fjalë për një “gjykim” dhe si i tillë ai nënkupton element real dhe konkrete të faktit dhe jo në hamendësime, supozim apo druajtje të bazuara në elemente të paqarta nga ana e Prokurorisë”.

 

“Prokuroria, prova të mangëta”

Gjyqtari Zeneli arsyeton se vendimi i shumicës duhet të analizonte në mënyrë konkrete rrezikun e ikjes së deputetit Doshi dhe jo në mënyrë të përgjithshëm, por duke përmendur elementët objektive dhe specifike, pra veprimet konkrete të deputetit Doshi. Ai thotë se prokuroria duhet të rendiste dyshimet për largim apo ndërhyrje në prishjen e provave. “Nga ana e prokurorit duhet të ishin paraqitur të dhëna nga të cilat do të mund të krijohej dyshimi se deputeti Doshi ka tentuar të mbyllë bizneset e tij në mënyrë të shpejtë dhe të parapritur, të tërheqë apo transferojë në mënyrë të pashpjegueshme të holla nga banka apo të provonte nëse ka pasur kontakte apo orvatje me personat që merren me daljen jashtë shtetit, si dhe të ketë lënë pas dorë apo ka ndërprerë veprimtarin e tij të zakonshme etj., etj. Të dhëna këto që Prokuroria nuk i ka paraqitur para Gjykatës”. Për këto dhe argument të tjera, sipas mendimit të gjyqtarit Zeneli, deputetit Tom Doshi nuk i duhej dhënë vendimi “Arrest shtëpie”, pasi ka qenë i gatshëm që momentin e denoncimit publik e gjatë fazës hetimore, duke i paraqitur Prokurorisë edhe prova të ndryshme.

 

 Arrestohen grabitësit, ishin kthyer tmerri i shoferëve në Laç

 Ishin bërë tmerri i shoferëve në autostradë, për shkak të grabitjeve të shumta, por janë vënë në pranga nga policia. Të rinjtë janë vënë në pranga gjatë operacionit të koduar “Autostrada”. Tre të rinj të moshave nga 18 deri në 24 vjeç janë arrestuar si autorë të grabitjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të 11 prillit 2015, në autostradën Laç – Fushë-Krujë. Sipas policisë, Ervis Aliu, 18 vjeç, banues në Shpërdhet, Kurbin; Emiklen Vokshi, 24 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin; Andri Ndreka, 18 vjeç, banues në Thumanë Krujë, janë autorë të vjedhjes me armë të dy personave: Englert Çupa, banues në Tiranë dhe Osman Çupa, banues në Burrel, Mat, të cilët udhëtonin me mjetin “Volkswagen” me targë AA 289 KS. Grabitja ndodhi rreth orës 03:40 të dy ditëve më parë, në aksin Fushë-Mamurras – Kurbin. Dy të rinjve u janë grabitur dy telefona celularë, 400 euro, 7000 lekë të rinj dhe disa dokumente identifikuese të dy personave. Gjithashtu, në vendngjarje është gjetur një gëzhojë fisheku model 56, 7.62 milimetër. Gjithashtu këta të rinj “në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë edhe autorë të grabitjes së ndodhur në datën 5 prill 2015, ndodhur në të njëjtin vend, Fushë-Mamurras – Kurbin, ku Kreshnik Përndoj, banues në Lezhë, i cili drejtonte mjetin “BMW” me targë AA 869 AG dhe personave që udhëtonin me të, ju kanë vjedhur më të njëjtën mënyrë, katër telefona, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri”, – thanë burimet zyrtare të Policisë së Lezhë, i shpërndarë mëngjesin e djeshëm. Këtyre të rinjve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale, disa prej telefonave të vjedhur, kurse sendet me vlerë rezulton ti kenë shitur. Policia tha se, po vazhdon punën për dokumentimin e aktivitetit kriminal të tyre. pasi dyshohen se mund të jenë autor të një serë ngjarjesh tjera. Dosja me materiale i ka kaluar Prokurorisë së Kurbinit për veprën penale “Vjedhje me armë” e kryer në bashkëpunim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency