Statistikat e munguara dhe drejtimi i anijes me sy!

0
185

Artan FUGA

 Artan FUGAA di njeri statistika të tilla të domosdoshme për të ditur ku vemi e ku përplasemi?

 – Sa nxënës përfundojnë gjimnazin çdo vit? 

– Sa nxënës që përfunduan maturën vjet kishin si kërkesë të parë për të vazhduar studimet universitare në degë të ndryshme si fizikë, sociologji, ekonomi etj., etj.? 

– Sa nxënës që u maturuan vjet nuk erdhën fare në universitete, dhe nga çfarë rrethesh ishin dhe me çfarë note mesatare? 

– Sa janë të ardhurat mesatare të familjeve me fëmijë studentë sipas rretheve? 

– Sa lekë harxhon mesatarisht një student i ardhur nga rrethet për të jetuar në Tiranë a qytete të tjera kur studion? 

– Cila është gjendja financiare e familjeve që sjellin fëmijët në universitete private? 

– Sa është papunësia çdo vit e studenteve të diplomuar? 

 Si ndahet kjo papunësi sipas degëve të studimeve dhe sipas universiteteve? 

– Sa vende pune hap sektori publik për mësuesi çdo vit sipas lëndëve dhe profesioneve? 

– Sa të rinj të arsimuar me diplomë universitare punësohen ne sektorë prodhues dhe sa në sektorë shërbimesh? 

– Sa të diplomuar kthehen në vendlindje pas studimeve dhe sa mbeten rrugëve në qytetin ku kanë studiuar? 

– Sa studentë shkojnë në universitete të huaja dhe nga çfarë shtresash shoqërore vijnë ata? 

– Sa studentë pas bachelorit shkojnë në mastera? Apo në mastera të ndryshëm nga profili i bachelorit? 

– Sa janë të ardhurat mesatare të çdo studenti nëse punon në pesë vitet e para pas diplomimit?

A i di njeri këto të dhëna?
A i boton njeri?
A mbahen parasysh kur planifikohen kuotat e shpërndarjes të studentëve?

 Apo ç’i deshe?

Mato Gruda qëllon me top duke e parë shenjën me sy??? Zjarr Mato!

 Po nuk i keni dot, thoni se gjenden nuk është hataja, prandaj ka marifete shkencore në këtë botë për të administruar proceset sociale në mënyrë shkencore se nuk jemi në epokën e gurit dhe të… litarit!!!

—————–

Valbona Quku Lisha Profesor Fuga jam shume dakort me ju, kena shume nevoje per statistika….por kam frike se nuk i interesojne atyne qe perfitojne nga kjo xhungel…

Hajrie Lamani Statistika eshte nje nder fushat me te dobeta qe kemi ne si shtet dhe po t’ju referohesh atyre, realiteti eshte larg….e thene shume bukur nga JU Profesor, vazhdon Mato Gruda duke pare shenjen me sy dhe te dale ku te dale… Interesi partiak mbi te gjitha sikur eshte sllogani qe perdoret ne cdo kohe dhe qeveri.

Alban Bala Fatkeqesisht kjo analize paraprin si procesin strategjik te formulimit te politikave ne sektore si arsimi, punesimi dhe menaxhimi i resursit njerezor ne nje vend – ashtu edhe procesin e hartimit te ligjeve organike qe trupezojne ne terma afatmesem keto politika zhvillimi. Per fat te keq ne sot kundershtojme nje kornize te re ligjore ne arsim, e cila ne asnje rrethane nuk reflekton, as merr si reference keto te dhena. Deontologjikisht, politika ketu i sherben vizionit afatshkurter te atij qe e drejton ate dhe jo publikut qe ka zgjedhur perkohshem kete administrator politik. Ju keni te drejte. Kjo nuk eshte epoka e gurit dhe e litarit. Jemi ne epoken e ‘lapsit qe punon per xhepin ku mprihet’. Te njohesh mjedisin eshte hapi i pare drejt mireadministrimit. Kur qellimi nuk eshte ky, kujt i duhet njohja (aq me pak analiza) e mjedisit social?

Elton Alimeta E di pse nuk i bejme dot keto statistika prof?

1.Sepse statistikat nuk behen nga specialiste militante qe punojne jashte profilit te tyre te shkollimit.
2.Ata te diplomuar te afte per te bere keto statistika ose kane zene nje pune ´pa mik´ po qe i paguan sa per te arritur fundin e muajit,ose kane ikur jashte te punojne ne rastin me te mire ne ate qe jane diplomuar ose me e keqja te sherbejne kafe ty ne ndonje lokal tiranas me tipare ´starbucks´.
3.Keto statistika nuk u hyjne ne pune atyre qe kontrollojne qarkullimin e lekut ne tirane.
4.Ajo qe me cudit eshte si nuk e ben nje universitet kete studim qofte edhe per perfitime personale??

Marin Nikolli E di kush më e keqja Profesor, veç asaj që marrin rrogën kot, që mund të pengojnë me kritikën se kinse kjo bëhet nga ekspertët, a thua ne u mbytëm nga të dhënat dhe influenca e tyre

Bujar Luana Haznedari drejtimi i anijes me sy,pikerisht keshtu bejne……

Valbona Sulçe Kolgeci Pyetje falas per gazetaret qe raportojne per reformat ne arsim! Merrini se nuk ju jepet sh here ky rast, shumicen e rasteve duhet t’i gjeni vete:)

Roland Qazimi ja do kemi ca statistika se shpejti nga instat-i me rastin e zgjedhjeve…

Urim Halili Ne jemi mesuar te presim i nderuar prof.Fuga jo te veprojme.Shkolla jone nuk eshte e lidhur me tregun e punes.Ne mburremi me shifrat e studenteve qe kane mbaruar shkollen por nuk thuhet qe pjesa dermuese jane te papune.Keni te drejte ne gjithcka por sic e dini ne sundohemi dhe nuk qeverisemi.Njerezit duhet te ndergjegjesohen per fuqine qe kane.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency