Në Krujë/ Basha: Mjerimi ka mbërthyer çdo familje, duhet ofertë e re. Tri kushtet e opozitës për kandidatët

0
108

basha ne krujeKandidati i PS-së në Krujë, Basha: Po të fusësh emrin e Artur Bushit në “Google”, çfarë del?! Del një aferë korruptive dhe kriminale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi dje një takim me banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës, ku dëgjoi shqetësimet e tyre. Qytetarët në takimet me kryedemokratin janë ankuar për abuzimet e mëdha me faturat e energjisë elektrike dhe rritjen e çmimit, pamundësinë për të siguruar bukën e fëmijëve, mbylljen e bizneseve, rënien e fuqisë blerëse dhe pasigurinë e madhe që ekziston për jetën dhe pronën. Një invalid pune i tha kreut të opozitës se prej dy vitesh i kanë hequr ndihmën ekonomike. “Kam dy fëmijë. Jetoj me një dhomë, pa drita, fëmijët e mi jetojnë pa bukë. Më mirë të vijnë të më vrasin sesa të jetoj kshu. Kam shku tek Veliaj për ndihmën sociale, më kanë nxjerrë pastrueset. Të vijnë të më shohin. Jam i sëmurë, nuk i kam bërë gjë kurrë kujt, nuk kam vjedhë, nuk kam ndjekje penale”, – tha ai. Në përgjigje të tij, kreu demokrat, duke ironizuar me mazhorancën e majtë, tha: “Sigurisht që nuk ke vjedhur. S’ke bërë as trafik droge, se përndryshe do të ishe kandidat për kryetar bashkie”. Më tej, Basha theksoi se Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Meta, po tallen me qytetarët, duke u sjellë persona të inkriminuar për kandidatë, siç ndodhi edhe në rastin e Krujës, ku kandidati i propozuar, sipas tij, është i skeduar si trafikant droge. “Po të fusësh emrin e Artur Bushit në “Google”, çfarë del?! Del një aferë korruptive, kriminale. Kriminale, sepse është e lidhur me trafikun e drogës dhe korruptive, sepse do t’i dalin petët lakrorit shumë shpejt. Kjo është oferta e dytë. Erdhën me mashtrime dhe gënjeshtra dhe prodhuan mjerim dhe varfëri, tani herën e dytë duan ta marrin me krim, me presion”, – deklaroi ai. Në këtë kontekst, Basha theksoi se në 21 qershor përmes një aksioni politik, “do t’i tregojmë kësaj qeverisjeje se shqiptarët nuk e pranojnë zgjedhën e varfërisë dhe zgjedhën e krimit”. Duke u përqendruar tek kandidatët, Basha tha se të propozuarit e PD-së do të duhet të nënshkruajnë një kontratë me tre pika para se të konfirmohen si të tillë. “Një gjë ju premtoj, një kusht kam për çdo kandidat të PD dhe çdo kandidat që vjen të garojë me PD nga aleatët; të plotësojë kontratën me tre pika me qytetarët e vet: E para, të mos ketë rekorde kriminale Nuk pranon ky popull të udhëhiqet nga kriminelë nuk pranon Kruja të udhëhiqet nga kriminelë; E dyta, të zotohet se asnjë taksë nuk do të rrisë në 4 vjet, të gjitha taksat do i ulë në maksimumin që jep ligji;E treta dhe më e rëndësishmja, të zotohet që dera e tij apo e saj do të jetë e hapur 24 orë për qytetarët, hallet e problemet e tyre”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency