Gjykata e Lartë: Ja pse nuk e mbajtëm Tom Doshin në qeli, roli i Mark Frrokut

0
143

Tom DoshiDeputeti Mark Frroku rezulton se është personi që ka informuar Tom Doshin se u është paguar një shumë e madhe parash personave të caktuar, të cilët do të organizonin eliminimin e tij fizik. Dhe mbi të gjitha, ka qenë po ai që i ka prezantuar Doshit Durim Bamin si personi i caktuar për ta kryer ekzekutimin. Në 13 faqe, Kolegji Penal e ka vlerësuar masën e “Arrestit me burg” për dy deputetët si masën më të rreptë që parashikon Kodi i Procedurës Penale dhe si e tillë duhet vendosur vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme, për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit. Ky Kolegj e ka vlerësuar të paligjshëm ndalimin e dy deputetëve në datën 26 mars, duke vendosur masën e arrestit shtëpiak. Në të dyja arsyetimet që Gjykata e Lartë bën ndaj dy deputetëve të marrë të pandehur, përmenden fakte dhe emra dëshmitarësh, të cilët kanë qenë të përfshirë në gjithë këtë histori. Në dëshmitë e 49 personave të pyetur janë dhe emrat e politikanëve të përfshirë në këtë hetim, por edhe biznesmenë e kontingjente penalë, të dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Rezart Skënderi, personi që u akuzua se përndiqte deputetin Doshi në çdo lëvizje të tij, rezulton të jetë pyetur për llogari të hetimit. Në listën e personave që mund të kishin dijeni mbi rrethanat e çështjes, prokurorët kane marrë në pyetje edhe babin e Kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, personi i cili u akuzua se kishte paguar 600 mijë euro për vrasjen e deputetëve Doshi dhe Fufi. Në vendimin e arsyetuar nuk jepen detaje nga këto dëshmi, por ajo që evidentohet është se Kolegji Penal ka qenë unanim për mbajtjen nën arrest të Mark Frrokut. Ndërsa për Tom Doshin, gjyqtari Artan Zeneli ka qenë kundër 4 votave për mbajtjen nën “Arrest shtëpie” ndaj deputetit. Në këtë çështje dhe pse u përfolën gjatë, nuk rezulton të jenë pyetur drejtori i Hetimit, Haki Çako, ish-drejtori i Policisë, Artan Didi, i cili rezulton të ketë pasur dijeni si dhe ai i Tiranës, Ardian Çipa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency