Candice Swanepoel si Marilyn Monroe

0
143

candiceCandice Swanepoel është shfaqur në fushatën e fundit të ‘Max Factor’ si legjenda e ekranit, Marilyn Monroe. Bukuroshja 26-vjeçare ka shkëlqyer në setin e fundit fotografik, ku shihet me flokë të shkurtra bionde. Shndërrimi i Candice’Max Factor’, e cila feston 80-vjetorin këtë vit, është tepër e njohur për transformimin e Monroe, nga një brune në një bjonde në vitin 1935 dhe këtë gjë e ka bërë edhe me Candice tani. “E adhurueshme për bukurinë e saj dhe buzët e kuqe, Marilyn gjithmonë e plotësonte bukurinë e saj me një penel të zi, të shoqëruara me qerpikë të trasha”, deklaroi drejtuesja artistike e ‘Max Factor’, Pat McGrath. Duke përdorur Candice si frymëzim, McGrath, e cila së fundmi është vlerësuar me një çmim për kontributin e saj në modë, ka rikrijuar imazhin e Monroe.

 

Madonna publikon klipin “Ghosttown”

madonna-690x462 Këngëtarja legjendare Madonna ka publikuar klipin e këngës më të re “Ghosttown”. Mbretëresha e muzikës pop për këtë këngë ka bashkëpunuar me Terrence Howardin kurse regjisor i klipit ka qenë suedezi Jonas Akerlund. Regjisori është i preferuari i Madonnas pasi dyshja ka bashkëpunuar edhe për kripet e saj të këngëve “Ray of Light”, “Music” dhe “American Life”. “Ghosttown” është kënga më e re e albumit më të fundit “Rebel Heart”.

 

Justin Bieber, foto romantike me Kendall Jenner

justin Të dy pohojnë në publik se janë “single”. Por pavarësisht nga çfarë thonë 19 – vjeçarja Kendall Jenner dhe 21-vjeçari Justin Bieber kanë vënë në dilemë fansat me fotot e publikuara në llogarinë Instagram. Në foto ata duken mjaft të afërt dhe romantik me njëri-tjetrin. Justin Bieber i është afruar nga pas Kendall Jenner, ndërkohë që kjo e fundit ishte e veshur me bikini dhe llastohej me qenushin e saj.

 

Trishtohet Taylor Swift, nëna e saj diagnostikohet me kancer

taylorswiftnena-690x388Teksa karriera e saj po shkon më së miri, jeta personale po ashtu, Taylor Swift ka marrë lajme aspak të mira për nënën e saj, e cila është diagnostikuar me kancer. Ajo ka zgjedhur sërish rrjetet sociale, për ta ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj, një vendim që duket se ka ardhur pas konsultimit me nënën e saj. Nëna e saj Andrea është diagnostikuar me kancer, ndërsa me këtë rast ajo jep mesazhe mjaft të vlefshme për të rinjtë. Swift thotë se vendimi për ta ndarë me fansat këtë lajm ishte i nënës së saj, me qëllim që të gjithë të rinjtë nëpër botë të kujdesen më shumë për prindërit e tyre.

 

Beyonce dhe Jay Z festojnë përvjetorin e martesës

cifti16 Përvjetorin e martesës kanë zgjedhur që ta festojnë duke iu rikthyer kujtimeve të vjetra, ditës së martesës. Kështu kanë vepruar çifti i famshëm Beyonce e Jay Z, të cilët kanë publikuar një video të shkurtër, rreth ditës më të veçantë të jetës së tyre. Beyonce dhe Jay Z u martuan në vitin 2008 në fshehtësi, duke e shijuar këtë ditë të veçantë vetëm për veten e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency