Ndryshimi/ Kodi i ri i Punës, ja sa përfitojnë punonjësit

0
136

Përcaktohen orët sa do të paguhen punonjësit dhe sa përfitohet leja e lindjes

ja sa përfitojnë punonjësitQeveria miratoi në mbledhjen e djeshme projektligjin “Për disa ndryshime në Kodin e Punës”, i cili, sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale, rrit ndjeshëm garancitë ligjore dhe të shëndetit në punë për punëmarrësit. “11 risitë që sjell Kodi i Punës parashikojnë zhvillime pozitive sa i takon trajtimit të lejes vjetore dhe lejeve të lindjes. Në Kod sanksionohet se çdo punëmarrës gëzon të drejtën për të marrë lejen vjetore dhe kjo leje nuk mund të zëvendësohet më me kompensim financiar. Ndërkohë që, për çdo gjashtë orë pune, punëdhënësit do të kenë detyrimin të garantojnë një periudhë pushimi për punëmarrësit. Lidhur me lejen e lindjes, në Kod është propozuar ndryshimi që u jep të drejtën të dy prindërve të gëzimit të lejes së përkujdesit për fëmijën e sapolindur. Prindërit tani mund të marrin dyfishin e raportit mjekësor pushim, për fëmijët deri në moshën 6-vjeçare kanë të drejtë të marrin leje të papaguar jo më pak se katër muaj”, – përmend në një njoftim për shtyp Ministria e Mirëqenies Sociale.

Gjithashtu, Kodi sjell detyrimin ligjor që ndryshimi i kontratës së punës mund të bëhet vetëm me shkrim. Një zhvillim, i cili rrit mbrojtjen në punë dhe në proceset gjyqësore për punëmarrësit. Po ashtu, është parashikuar që pas rikthimit në punë, 63 ditë pas lindjes së fëmijës, prindërit kanë të drejtë të marrin dy orë leje në ditë të paguar. Pra, mund të punojnë gjashtë orë dhe të paguhen për tetë orë. Një risi tjetër janë agjencitë e punësimit të përkohshëm, të cilat sigurojnë mbrojtje ligjore për të gjithë personat që deri më sot kanë punuar të pambrojtur, si hidraulikët, elektricistët, pastrueset, dadot, punëtorët e ndërtimit me ditë etj.

 

Kodi

Për herë të parë, me këto ndryshime parashikohet rregullimi i punës në distancë ose të kryer nëpërmjet kompjuterit, duke u krijuar mundësi të reja, por edhe mbrojtje veçanërisht të rinjve. Një tjetër risi është edhe ajo që prek nxënësit e arsimit profesional. Për këtë kategori nxënësish, që në përputhje me sistemin dual gjerman do të kryejnë praktikën mësimore pranë një subjekti, këtej e tutje do të paguhen. Me ndryshimet e miratuara dje në Kodin e Punës vijnë dhe disa përcaktime të tjera moderne që synojnë ndalimin e diskriminimit në punësimin dhe formimin profesional. Kështu, parashikohet lënia e barrës së provës punëdhënësit për marrjen e masave me qëllim respektimin e parimit të mosdiskriminimit. Ndër të tjera, parashikohet edhe përcaktimi i saktë dhe i plotë i rasteve të “shqetësimit seksual” në mjedisin e punës. Projektligji i miratuar në mbledhjen e qeverisë pasqyron propozimet e paraqitura nga partnerët socialë, problemet e zbatueshmërisë së dispozitave të Kodit të Punës, disa elemente të rëndësishme të Acquis të BE-së për sigurinë dhe shëndetin në punë, ndalimin e diskriminimit, si dhe mbrojtjen e veçantë të grave dhe rekomandimet e Komitetit të Ekspertëve të së Drejtës Sociale të Këshillit të Evropës.

 

Qeveria/ Sa lekë do të marrin komunitetet fetare për vitin 2015

Qeveria do të japë 109 000 000 lekë për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare për vitin 2015. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 416 lekë, të ndarë:

-11 748 000 (njëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e dyzet e tetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 89 punonjës të administratës

-19 668 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 149 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 872 000 lekë, të ndarë:

– 20 592 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 156 punonjës të administratës

– 5 280 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 872 000 lekë, të ndarë:

-5 676 000 (pesë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 43 punonjës të administratës;

– 20 196 000 (njëzet milionë e njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 153 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 740 lekë, të ndarë:

– 3 696 000 (tre milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 28 punonjës të administratës;

– 15 144 000 lekë, përkatësisht:

-10 144 000 lekë, për ndërtimin e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane (Odeonit)

-5 000 000 lekë, për ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër.

-7 000 000 lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2015, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur për kryerjen e veprimtarive të parashtruara.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency