Vera e kuqe lufton depresionin

0
137

Vera e kuqe lufton depresioninResveratroli, një përbërës i gjetur te lëkura e rrushit të zi, mund të parandalojë sjelljet depresive. Shumica prej nesh mund të pimë një gotë verë (ose më tepër) kur ndihemi keq për diçka. Tani, shkenca konfirmon se mund të ketë një arsye biologjike pse ne i drejtohemi ‘shishes’ – ajo përmban një komponent, përveç alkoolit, që mund të na bëjë të ndihemi më mirë. Në fillim të këtij viti, shkencëtarët kanë gjetur prova biologjike, sipas të cilave, inflamacioni i trurit lidhet me depresionin. Së fundmi, kërkuesit nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Karolinës, kanë zbuluar se resveratroli, një përbërës i gjetur tek lëkura e rrushit të zi, mund të parandalojë inflamacionin dhe sjelljet e tipit depresiv. Autorët e studimit gjetën se, minjtë e “sulmuar” në mënyrë të qëllimshme nga disa minj të tjerë, zhvillonin sjellje të ngjashme me atë depresive. Kur ata u dhanë atyre një dozë ditore të resveratrolit (një sasi e barabartë me atë që gjendet te 6 gota verë) gjetën se, pas 5 ditësh trajtimi, minjtë u përfshinë në aktivitete shpërblyese dhe të kënaqshme.

Autorët shpjegojnë se një nga tiparet kryesore të depresionit është “pakësimi i interesit për aktivitetet që ngjallin interes dhe kënaqësi”. Po ashtu, resveratroli gjendet edhe te çokollata, por mund të blihet edhe si suplement shtesë. Studime të mëparshme kanë treguar se ky përbërës mund të luftojë plakjen dhe sëmundjet kardiovaskulare, por edhe të luajë rol në parandalimin e diabetit dhe obezitetit.

 

 Pesimistët jetojnë më gjatë

Optimizmi është i popullarizuar, dhe optimistët janë shpesh më të vlerësuar në shoqëri se pesimistët. Megjithatë, në qoftë se pikëpamja juaj e botës nuk është gjithmonë pozitive, nuk keni nevojë të bëni panik. Pothuajse të gjithë optimistët kanë nivel më të shëndetshëm të kolesterolit, sistem më të fortë imunitar dhe rrezik më të vogël të sulmit në zemër. Optimizmi dhe përfitimet e optimizmit janë pak a shumë të njohura për të gjithë. Në mesin e njerëzve ka një presion të caktuar për shkak se ata mendojnë se duhet të jenë optimistë. Megjithatë, në qoftë se pikëpamja juaj e botës nuk është gjithmonë pozitive, nuk keni nevojë të bëni panik. Në vijim ju sjellim mënyrat në të cilat pesimizmi ka efekt të mirë në shëndetin tuaj. Një hulumtim ka treguar që personat e rritur që kanë pritje më të vogla për të ardhmen, gëzojnë një jetë të gjatë dhe më të shëndetshme, në krahasim me ata me pritje të mëdha. Shkencëtarët theksojnë se pesimizmi mund t’i nxisë njerëzit të jetojnë më me kujdes dhe të ndërmarrin disa masa të cilat do ta zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve dhe vdekjes së parakohshme. Edhe pse optimistët kanë imunitet më të fortë, nivel të shëndetshëm të kolesterolit dhe rrezik më të ulët të sulmit në zemër, ata gjithashtu jetojnë me besimin se sëmundja u ndodhë të tjerëve, për ç’arsye nuk ndërmarrin kurrfarë masa për parandalimin e sëmundjeve. Disa hulumtime kanë treguar që, kur është fjala për arritjen e lidhjes afatgjatë dhe të shëndetshme, një masë e vogël e të menduarit negativ definitivisht është e mirëseardhur. Shkencëtarët kanë konstatuar se disa forma të optimizmit ndikojnë negativisht në zgjidhjen e konflikteve sepse çiftet nuk janë të orientuara drejt mënyrës së zgjidhjeve të konflikteve, por që ato të zgjidhen. Gjithashtu, njerëzit që e sforcojnë veten në të menduar pozitiv për t’u përballuar më mirë me stresin në marrëdhënien me partnerin, shpesh e ndërpresin atë marrëdhënie. Çiftet të cilët martesës i qasen në mënyrë paksa pesimiste, gëzojnë martesa më të gjata, më të qëndrueshme dhe më të lumtura.

 

 Dhurata ideale për fëmijën

Fëmijët janë kënaqësi e madhe në jetë dhe kur duam t’u bëjmë atyre një dhuratë dëshirojmë para së gjithash që ata të gëzohen. Por gjithashtu duhet të kujdesemi që dhurata të jetë e dobishme dhe funksionale për ta. Ju këshillojmë që të mos kufizoheni vetëm me idenë e pajisjeve elektronike, pasi sado që ta gëzojnë dhe argëtojnë fëmijën, ato kanë pasoja të rënda pasi krijojnë varësi tek fëmija dhe e izolojnë atë nga bota reale dhe e largojnë nga miqtë. Megjithëse shumë studime tregojnë se lojërat elektronike zhvillojnë shpesh intelektin e fëmijëve, nga ana tjetër ato ngadalësojnë zhvillimin fizik tek fëmijët dhe ulin ndjenjën e vetëbesimit tek ta. Prandaj dhuratat më me vlerë që mund t’i bëni fëmijës suaj janë pajisjet e ndryshme sportive. Ju duhet të kujdeseni që fëmijët të kalojnë sa më tepër kohë në ajër të pastër dhe të balanconi aktivitetin e tij fizik dhe mendor për një fëmijëri sa më të shëndetshme. Dhuratat më me vlerë që mund t’i bëni fëmijës suaj janë pajisjet e ndryshme sportive. Një ndër pajisjet më efikasitet shumë të lartë për zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijës është pa diskutim biçikleta, e cila do të ishte edhe një dhuratë ideale për fëmijët, të cilën ju mund ta zgjidhni në varësi të moshës së fëmijës dhe të interesave të tij. Ekzistojnë rreth 8 kategori kryesore të biçikletave në varësi të moshës së fëmijës dhe nivelit të aftësive të ngasjes së biçikletës, duke filluar nga biçikletat lodra të tipit makinë me rrota, katërçikletat, triçikletat, vrapoçikletat, biçikletat me rrota ndihmëse, biçikletat klasike me pedale, skuterët e deri tek njëçikletat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency