Kandidatët për drejtor të Policisë së Shtetit

0
142

policia-e-shtetit-ndertesa_3Edhe pas 9 ditësh nga dorëheqja e Artan Didit, posti i drejtorit të përgjithshëm të policisë mbetet ende vakant.

Pas komandimit të Haki Cakos sipas ligjit të policisë ai mund të qëndrojë deri në 6 muaj deri në emërimin e drejtorit të ri. Kjo sipas kryetarit të sindikatës së policisë pasi drejtori i komanduar merr urdhra nga Ministri i Brendshëm.

Sadedin Fishta thote se ka disa kritere per këtë post. Për sa i përket dorëheqjes së Didit, kreu i sindikatës Fishta, mendon se ajo ishte e vonuar.

Mësohet se sindikata ka sugjeruar emrin e Bilbil Memës dhe Altin Qatos, si dy kandidatët më të mundshëm për të zënë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se Shtetit.

Mema, i liruar nga detyra që nga viti 2002, kur mbante funksionin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë është rikthyer, duke u emëruar drejtor i studimeve strategjike ndërkohë që Altin Qato mban aktualisht postin e zv/drejtorit të përgjithshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency