Pamjet kur vritet Komisari Dritan Lamaj

0
251

Pak ditë pas lirimit nga burgu të Arben Frrokut, i akuzuar si autor i vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, është publikuar në media një video ku tregohet edhe vrasja.

Planet janë paraqitur në emisionin “Xhungël”.

Në pamje shihet fillimisht makina e Lamajt që ndalet dhe më pas një makinë e dytë që afrohet. Prej saj hapet zjarr.

Pastaj makina nga ku hapet zjarr largohet. Pak sekonda më pas shihet Lamaj që del nga makina ecën pak metra dhe bie në tokë i vdekur.

Dritan Lamaj ka lindur me 15 prill të vitit 1971 në qytetin e Beratit.

I martuar baba i një vajze prej rreth 20 vitesh ishte punonjës i policisë së shtetit.

Ai ka ushtruar detyrën e shefit të policisë kufitare në Gjirokastër, shef i krimeve në policinë e Tepelenës, shef i antiterrorit në policinë e Tiranës, shef i seksionit te krimeve në disa komisariate në kryeqytet etj dhe deri pak kohe para vrasjes shef i komisarisatit numer 6 ne Tirane.

Në fund mbante postin e specialistit të policimit ne komunitet në drejtorinë e policisë së Shtetit.

Në shtator të vitit 2012 biznesmeni Arben Frroku e ka akuzuar publikisht Lamajn se kishte përdorur dhunë ndaj personit të tij. Sipas biznesmenit Frroku ai ishte dhunuar egërsisht me grushta dhe shkelma nga Lamaj.

Frroku ishte i dyshuari kryesor i Prokurorisë për vrasjen, por Gjykata e Krimeve të Rënda e nxorri të pafajshëm.

Tashmë i mbetet prokurorisë nëse do ta apelojë brenda kësaj jave vendimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency