Reforma/ Arsyetimi i vendimeve gjyqësore, KLD, debate për cilësinë dhe afatet e kontrollit

0
155

Arsyetimi i vendimeve gjyqësore, KLD, debate për cilësinë dhe afatet e kontrollitPresidenti dhe anëtari i ri i zgjedhur nga votat e mazhorancës së majtë, replika për reformën, e cila pritet të prekë edhe institucionin më të lartë të kontrollit të gjyqësorit në vend

 Mbledhja e fundit e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka prodhuar debate të forta, lidhur më ndërhyrjen në ligjin për reformimin e gjyqësorit dhe këtij institucioni, i cili kontrollon punën e çdo gjyqtari në vend, kryesisht të shkallës së parë, apelit dhe gjykatave administrative. Debatet kanë qenë mes Presidentit, i cili njëherësh është edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dhe anëtarit të ri të KLD-së, Sokol Çomo, zgjedhur me votat e mazhorancës në Kuvend, pas largimit të Neshat Fanës. “Standard” ka arritur të zbardhë një pjesë të procesverbalit të mbledhjes së fundit. Shkak për replikat mes Presidentit Nishani dhe Sokol Çomos është bërë kërkesa e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, për procedimin disiplinor të ish-gjyqtarit të Dibrës, Ahmet Jangulli, aktualisht gjyqtar në Gjykatën Administrative Shkodër. Për këtë gjyqtar ministri kishte kërkuar masën “Vërejtje me paralajmërim”, pas konstatimit se në një rast të vetëm nuk kishte arsyetuar në kohë vendimin gjyqësor. Ndërsa Presidenti kërkonte mendimet e anëtarëve të KLD-së për mënyrën se si do të procedohej me këtë gjyqtar, kur kërkesa ishte bërë për një rast të vetëm, Çomo kërkon ndryshimin e rregullave dhe funksionimit të KLD-së. Sipas Çomas, KLD duhet të ndryshojë rregullat e procedimit disiplinor për gjyqtarët.

 

Çomo

Në llajën e tij në mbledhjen e radhës të KLD-së, Çomo i drejtohet Presidentit jo për rastin konkret, procedimin e gjyqtarit Jangulli, por për mënyrën se si duhet ët veprojë KLD. Çomo shprehet në mbledhje se deri tani KLD ka ndjekur një praktikë të gabuar, lidhur me mënyrën se si një gjyqtarë procedohej. Sipas tij, nuk mundet që trupa e KLD-së të vendosë për procedimin e gjyqtarit, duke shqyrtuar një rast të vetëm, por puna e tij duhet të kalojë në kontroll të plotë një herë në 6 muaj. “Zoti President! Në fakt, unë do të ndalem tek raporti jo më shumë lidhur me rastin konkret, por do të ndalem tek pasqyrimi që i bën ky raport mënyrës se si duhet të bëhet. Ne sot jemi në këtë pikë ku kemi një tablo të plotë të veprimtarisë së gjyqtarit, vetëm pas këmbënguljes së Këshillit, që ne nuk mundet të vazhdojmë me këtë mënyrë procedimi, që Inspektorati me një vendim të vetëm i kërkon Ministrit të Drejtësisë të shprehet nëse duhet proceduar në mënyrë disiplinore ose jo gjyqtari dhe pikërisht ky raport tregon se çfarë do të duhet në të vërtetë të bëhet në të ardhmen me procedimin disiplinor dhe ndoshta le të shërbejë ky rast si një ndarje nga praktikat ky procedimet bëhen me një vendim të vetëm dhe të shpresojmë që në të ardhmen, para se Inspektorati të vendosë t’ia përcjellë Ministrit të Drejtësisë një material për procedimin e një gjyqtari, ta përdorë këtë raport si një model, të na bëjë një fotografi të veprimtarisë së gjyqtarit dhe vetëm pasi të ketë ndërtuar një inspektim të tillë, të ketë mundësi të ndërtojë edhe Këshilli një procedim dinjitoz për çdo gjyqtar dhe nga ana tjetër mos ta vejë as këtë Këshill dhe as anëtarët e këtij Këshilli në këto vështirësi procedurale të cilat diskutohen sot, që padyshim asnjë njeri nuk thotë dot që këtu nuk jemi para një vështirësie procedurale. Është ligji që kërkon që për gjyqtarët këshilli të ketë të dhëna për veprimtarinë një herë në 6 muaj. Kjo është ajo që unë e konsideroj si çështje që duhet të rregullojmë në të ardhmen, që ne për të gjithë gjyqtarët të kemi një informacion të plotë për veprimtarinë e tyre, në mënyrë që dhe kur kemi procedime për 1 ankesë konkrete mbi panoramën e informacionit që ligji i kërkon Këshillit të grumbullojë, të jemi në gjendje të marrim vendimmarrjen tonë”.

 

Presidenti Nishani

“Zoti Çomo, mua më duhet t’ju sqaroj, megjithëse ju jeni vetë me shumë eksperiencë në këtë fushë, që këtë dilemë që ju thoni e ka zgjidhur ligji. Ligji i cili parashikon inspektime për raste të veçanta, për ankime të veçanta, për çështje të veçanta dhe inspektime tematike me një fushë më të gjerë, me një synim më të gjerë, ashtu siç e ka zgjidhur dhe vlerësimin e gjyqtarëve për arsyet e promovimit apo të ecurisë së tyre në karrierë. Kështu që unë besoj që këto janë çështje që i ka zgjidhur ligjvënësi, i ka zgjidhur ligji. Nëse këtu ka mendime se për shkak të gjithë kësaj eksperience të gjatë që ka Këshilli i Lartë i Drejtësisë, vendimet e marra për shkak të inspektimeve të një ankese, të një çështjeje të veçantë kanë subjektivitet të madh, atëherë mund t’i rekomandojmë Ministrit, t’i adresohet ligjvënësit për të riparë ndryshimet në ligj. Kjo nuk është çështje që ka të bëjë me vendimmarrjen e njëanshme apo me humorin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këto janë çështje që i ka paraparë ligji, i ka zgjidhur ligji dhe ligji e detyron proceduralisht një trupë siç është Këshilli i Lartë i Drejtësisë, siç është Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, siç është Ministria e Drejtësisë, siç është Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, që të veprojë dhe të sjellë, të bëjë hetime për raste të veçanta, për raste specifike dhe pastaj në ecurinë e përmbajtjes së çështjes, mund të gjykohet. Kështu që, unë nuk shoh fare vend për të qëndruar dhe për të pasur shqetësime sepse se ky është një rast që është i cekët”.

 

Vërejtje/ Gjyqtarit Jangulli, në 3 vite iu cenuan 139 vendime nga gjykatat më të larta

Inspektorati i Këshillit të laftë të Drejtësisë për herë të parë verifikon vendimet e një gjyqtari dhënë në tre vite. Në përfundim të verifikimit u konstatua se gjyqtarit Ahmet Jangulli i janë cenuar 130 vendime gjyqësore. 96 vendime janë dhënë prej tij në detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, ndërsa 34 vendime në Gjykatën Administrative Shkodër. Në 20 raste, gjykatat më të larta kanë identifikuar çështjet e cilësisë së arsyetimit të vendimit gjyqësor. Konkretisht, në Dibër janë konstatuar 63 vendime të cenuara, nga të cilat 18 vendime civile me palë kundërshtare, 11 vendime me mosmarrëveshje nga marrëdhëniet e punës, 5 vendime civile pa palë kundërshtare,1 4 vendime administrative, 7 mbi mosmarrëveshjet familjare dhe 8 mbi lëshimin e urdhrave të ekzekutimit. Shkaqet e cë nimit në këto raste kanë qenë: Vlerësimi i ndryshëm i provave dhe hetimi i paplotë gjyqësor – 14 raste; Zbatimi keq i ligjit material – 7 raste; Formimi i pasaktë i ndërgjyqësish- 3 raste; Shkelje procedurale për kthimin e padisë – 11 raste; Formimi i parregullt i trupit gjykues – 2 raste; Dhënia e vendimit në kundërshtim me ligjin dhe provat e administruara – 1 rast; Mungesën e arsyetimit të vendimit gjyqësor – 1 rast; Me shkeljen e rregullave për juridiksionin gjyqësor – 2 raste; Pushimin e çështjes në kundërshtim me ligjin – 7 raste; Mos thirrjen e avokaturës së shtetit – 1 rast; Me shkeljen e detyrimit për përcaktimin e mosmarrëveshjes – 2 raste; Heqjen dorë nga e drejta e padisë – 1 rast; Mungesën e nënshkrimit të procesverbalit gjyqësor nga sekretarja gjyqësore dhe hetimin e paplotë gjyqësor – 1 rast; Me rregullat për paditë që nuk mund të ngrihen – 1 rast. Në raport janë theksuar edhe shprehjet që kanë përdorur gjykatat më të larta lidhur me cilësinë e arsyetimit të vendimit gjyqësor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency