Shqipëria, eksport kanabisit në SHBA

0
149

kanabisNjë marrëveshje trans-atlantike midis Shqipërisë dhe SHBA-ve për vajin e kanabisit dhe produkte të tjera legale të kërpit mund të vijë pikërisht në kohë për Kupën e Kanabisit, që do të zhvillohet në Mile High City në Denver të SHBA-ve, më vonë gjatë këtij muaji. Kjo lëvizje e shoqërisë civile, e krijuar fillimisht në 2013 mund të revolucionarizojë industrinë e marihuanës së legalizuar dhe kërpit në Amerikë, shkruan Marketwired në një artikull të publikuar ditën e sotme.

Koço Kokedhima, një anëtar i Parlamentit Shqiptar nga Partia Socialiste thotë se “Shqipëria prodhon kanabis të cilësisë së lartë, të njohur mirë në Europë,” siç përmendet në një shkrim të shkurtit të Balkan Insight. Kokedhima ka pasur komunikim me Komitetin Kongresor të Çështjeve Euroaziatike në Uashington. (CCEA) lidhur me një takim që do të zhvillohet më vonë këtë muaj ku do të diskutohet për fazat e zhvillimit të një programi për eksportimin e produkteve të kanabisit nga Shqipëria në SHBA.

Drejtori i CCEA, Cary Lee Peterson thotë “Partnershipi mes Shqipërisë dhe SHBA-ve për produktet e kërpit është ende i ri, duke qenë se u deshën dy vjet që nga formimi i Programit të Shoqërisë Civile të Mijevjeçarit të Ri për të arritur në këtë pikë ku jemi sot. Si rrjedhojë, kjo mundësi ishte konsideruar që në fillim por nuk kishte avancuar deri këtë vit.”

Vaji i kanabisit, i prodhuar nga kërpi, i njohur gjithashtu si CBD është bërë i njohur për shkak të vetive mjekësore dhe rregullave federale që e bëjnë atë legal në 14 shtete të SHBA-vë, që nga viti 2004.

Nisma bashkëpunuese mes CCEA dhe qeverisë shqiptare, fillimisht e krijuar si një partnership ndërqeveritar që nga 2013-a mund të jetë faktori ndryshues për të mundësuar çrrënjosjen e trafikut të paligjshëm të drogës në Shqipëri, të krijojë të vende të punës dhe të ardhura nga taksat për qeverinë, dhe të rregullojë shpërndarjen e produkteve legale të kërpit që shiten në Shtetet e Bashkuara përmes rishitjes të licencuara në Kolorado, Alaska, Uashingtoni dhe 12 shtete të tjera ku vaji CBD është ligjor.

Kjo është një pasojë pozitive pas aksioneve nga policia kombëtare shqiptare, të cilët shkatërruan rreth 40 ton e kulture kanabis (siç është raportuar nga Huffington Post vitit të kaluar), e cila ka ndikuar më pak se dhjetë për qind të kësaj kulture, sipas statistikave të tregut të kanabisit nga Zyra për Drogën dhe Krimin e Kombeve të Bashkuara. Pavarësisht se legjislacioni shqiptar ndalon përdorimin e marihuanës, kanabisi i Ballkanit është i njohur për cilësinë e tij shumë të lartë, furnizim e shumtë nga fermerët, dhe me kosto jashtëzakonisht të ulët që është diçka e paparë në Amerikë. Një fermer shqiptar Agon tregon për bloëgun e lajmeve Tirana se “ai është i lumtur të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare dhe ligjërisht të shesë këtë kulturë për amerikanët, sesa tek trafikantët e paligjshëm të drogës, të cilët e kanë sjellë rrezikun ekstrem të fshatit të tij, fermën, dhe familjen gjatë dekadave të fundit”/ Marketwired

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency