“Na tradhtoi shqiptari Luan Shabani”

0
139

Peshëngritësi Daniel Godelli ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Luan Shabanit,trajnerit që i ka stërvitur për ti dërguar në kampionatin Europian.

Me një shënim në profilin e tij në Facebook, Godelli tregon se si i ka mashtruar Luan Shabani  vetëm që të favorizonte ekipin grek.

Shënimi i Daniel Godellit në Facebook:

Peshëngritja është dhe mbetet sporti më i suksesshëm në Shqipëri dhe në Kampionatin Botëror këtë e treguam me gjithë forcën që kishim pa e menduar që midis nesh ishte një tradhëtar që tradhtoi flamurin për të dytën herë.

Herën e parë kur u largua nga Shqipëria  me pretekstin që s’kishte kushte, ndërkohë kur ne e dimë shumë mirë që në ato kohë ai ka pasur super kushte.

Dhe hera e dytë kur na ka dhënë diçka që ai e dinte shumë mirë që ishte medikament i ndaluar. Dhe çdo gjë e ka bë me vetëdije të plotë, për të eliminuar ekipin shqiptar nga Olimpiada që ti hap vende ekipit grek.

Kjo tradhti nuk falet. Ai nuk ka as një pikë burrërie nuk ka as guximin të hapi telefonin e të japë një shpjegim.

Kjo është diferenca midis kampionëve dhe tradhtarëve.

Luan Shabani kur rezultoi pozitiv për përdorim dopingu në 2004 në Olimpiadën e Athinës, bënte be për kokën e fëmijëve që s’kishte marrë doping.

Po të njëjtën gjë bënte be tek ne që s’kishim të bënim me asnjë medikament të ndaluar.

I dhamë besim!! Përfundimi doli që ai njeri është në vilën e tij me syze djelli dhe ne të pezulluar kur atë rezultat e bëmë me gjak.

Kjo miq e dashamirës të sportit është e vërteta”, shkruan Godelli.

daniel godelli

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency