Lu: Ju tregoj pse FBI ka ardhur në Tiranë

0
122

donald lu pyetjePër herë të parë pasi ka ardhur në Shqipëri, ambasadori i SHBA-së Donald Lu, ka treguar se si është njohur dhe ka mësuar gjuhën shqipe.

Duke biseduar me qytetarë shqiptarë, ai është pyetur se si e ka mësuar gjuhën shqipe dhe sa kohë i është dashur. Lu ka treguar se ka studiuar për të paktën 13 muaj që të mësonte shqip para se të vinte në Tiranë.

“Unë kisha 13 muaj kohë për të studiuar shqip para se të vija në Tiranë, në një shkollë të projektuar posaçërisht për të ndihmuar diplomatët amerikanë te mësojnë gjuhën e folur në shtëpitë e tyre të reja. Unë kisha mësues nga Shkodra, nga Korça, dhe nga Tirana dhe gjatë asaj kohe, unë kam mësuar për lidhjet dhe dallimet mes këtyre qyteteve dhe mënyrën se si ata mund te jenë konkurrues nganjëherë kur ata krahasojnë historitë e tyre të mahnitshme dhe kulturat e tyre. Kjo ishte një eksperiencë e këndshme dhe tepër interesante!”, ka thënë ambasadori i SHBA.

Donald Lu është pyetur edhe për çështjen e korrupsionit në Shqipëri.

“Faleminderit për pyetjen tuaj! Unë mendoj qe njerëzit ne Shqipëri, qeveria, bizneset, si dhe te tjerët e pranojnë se korrupsioni është një problem ne Shqipëri. Ky është një problem qe duhet adresuar me force dhe vazhdimisht. Kur ne mendojmë korrupsionin, ne mendojmë dy forma – atë te njerëzve te zakonshëm qe japin para për te marre shërbime/u kërkohen para për shërbime apo për te anashkaluar rregullat. Forma tjetër është ajo e korrupsionit ne nivele te larta. Akuzat aktuale ndaj deputeteve te Parlamentit tregon se asnjë nuk është i paprekshëm apo se askush nuk është mbi ligjin. Ne i mbështesim fuqimisht këto përpjekje ne politike, ne sistemin gjyqësor, ne sektorët publike dhe private, dhe kudo qe ato ndërmerren”, tha ambasadori amerikan.

Zoti Ambasador. A eshte e ligjshme Byroja Kombtare e Hetimit ne Shqiperi, kur ekskluzivitetin per hetim e ka vetem Prokuroria? Ne cilat aspekte do te jete ndihma e FBI-s ne ndertimin e Byrose Kombetare te Hetimit?

Pershendetje! Me lejo te te shpjegoj perse ne mendojme se eshte e rendesishme qe Shqiperia te themeloje nje Zyre Kombetare Hetimi. Se pari, duhet te ekzistoje nje institucion per zbatimin e ligjit me kapacitet te zhvilluar hetimi. Se dyti, ka gjithashtu nevoje per nje institucion qe ka autoritetin per te hetuar zyrtare deri ne nivelet me te larta. Skuadra jone nga FBI ishte ketu per te biseduar se si ne mund te ndihmojme ne ngritjen e nje Zyre Kombetare Hetimi ne Shqiperi, ne perpjekjet e saj per te luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e droges. Zyra e Prokurorise se Pergjithshme dhe institucionet e drejtesise duhet te vazhdojne te permbushin pergjegjesite e tyre per te zbatuar ligjin dhe siguruar nje proces te rregullt.

Zoti Ambasador a ka nisur procesi i dekriminalizimit në Shqipëri, apo gjithçka po ndodh është vetëm një shoë i partive politike në vend?

Pershendetje! Ajo qe ne vleresojme me shume nuk eshte retorika, por veprimet qe jane ndermarre nga Prokuroria e Pergjithshme, Parlamenti, drejtuesit e partive, dhe aktore te tjere. Eshte e rendesishme qe te vazhdohet me procesin e dekriminalizimit, i cili nisi me marreveshjen ndermjet partive ne dhjetor te 2014-es. Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Ne pershendesim veprimin e Prokurorise se Pergjithshme per te ngritur akuza ndaj dy deputeteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency