Gjykata e Lartë me relator Arben Brocin ka vendosur që të lejë në qeli deputetin, Mark Frroku të vënë nën 3 akuza dhe i arrestuar nga policia pas kërkesës së prokurorisë për shkak të ardhjes së dokumenteve nga Belgjika.
Mark Frroku ishte në “arrest shtëpie”, pas ndalimi që iu bë për lidhjen me çështjen Tom Doshi.
Dy avokatët e Frrokut, Genc Gjokutaj dhe Saimir Vishaj janë shprehur kundër vendimit të gjykatës, ndërsa kanë thënë se edhe arrestimi i klientit të tyre është i paligjshëm.
“Kjo është shkalla e fundit dhe nuk kemi asnjë të drejtë ankimimi. Por ne do ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë avokati Saimir Vishaj.