Mbledhja me bazën në Shkodër/ “Vrasja”, Rama zbardh takimin me Doshin: E kisha mik, por unë prish miqësinë dhe jo punën

0
131

Gëzim Saliu

 rama doshi shkoder“I thashë Doshit ‘Lëri këto çmenduri’, pasi ne arritëm në përfundim se ngjarja s’ishte reale”

 Kryeministri kërkon të shmangë efektin Doshi në Shkodër: Nuk do të ketë hakmarrje ndaj tij

Në një takim me bazën socialiste në qytetin e Shkodrës, kreu i qeverisë, Rama, shpjegoi edhe një herë vendimin e grupit parlamentar socialist për përjashtimin e deputetit Tom Doshi. Duke marrë shkas nga fakti se deputeti i Shkodrës ka mbështetje të madhe në këtë qark, kryesocialistit iu duk e domosdoshme sqarimi i arsyeve të përjashtimit si edhe i çështjes që ka sjellë tronditje të madhe në jetën politikë në vend. Sipas Ramës, përjashtimi i Doshit ishte i pashmangshëm nga PS-ja, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe sulmeve të tij ndaj kabinetin qeveritar. Ndërkaq, kreu i qeverisë nuk ngurroi të pohonte, ashtu siç edhe vetë Blushi e cilësoi pak kohë më parë përjashtimin e deputetit si një prishje të miqësisë mes dy shokëve, se kishte pasur miqësi me Doshin. Por, Rama theksoi se ai i mbetet parimit të prishjes së miqësisë dhe jo punës. “Për fat të keq, përjashtimi i Tom Doshit u bë i pashmangshëm për papërgjegjshmërinë e tij, për shkak të konfliktit me anëtarët e qeverisë e mungesës së etikës në komunikim e deri tek tundja e themeleve. Unë kisha miqësi me të, por kam një parim: Unë prish miqësinë, jo punën”, – tha Rama para socialistëve të bazës së Shkodrës.

 

Çështja “Doshi”

Duke folur për herë të parë në publik lidhur me çështjen “Doshi” dhe takimin e zhvilluar me deputetin shkodran, ku ky i fundit i shprehu akuzat, Rama bëri të ditur detajet e bisedës mes tyre. “Për çështjen tjetër të vrasjes unë i kam gjen lëri këto çmenduri pasi ne arritëm në përfundim se ishin joreale. Tashmë kjo është një çështje e kaluar e nuk do te ketë hakmarrje”. Ndërkaq në mbledhjen e Këshillit të Mandateve pak kohë më parë në dëgjesën e tij, deputeti Doshi parazitit një tjetër bisedë me Kryeministrin Rama lidhur me çështjen. “Në gusht 2014 ka ardhur Mark Frroku që më ka informuar. Kam bërë një takim me Durim Bamin. Më 30 gusht kam takuar Kryeministrin. Kemi qenë në një analizë në Durrës. Në pushim të mbledhjes ia kam sqaruar dhe më ka thënë shprehimisht: Tomë të ka ruajt Zoti për bamirësitë që ke bërë. Dhe më ka thënë prandaj e la Ilir Meta Parlamentin atë ditë që shkuat të “Il Gusto”, për të krijuar opinionin. Pra, bindja e Edi Ramës ishte që ishte e vërtetë. Në datën 6 shtator kam takuar Edi Ramën dhe Saimir Tahirin në Durrës. Në datën 6, Saimir Tahiri ka takuar Durim Bamin te shtëpia ime në Durrës. Ja ka shpjeguar të njëjtat gjëra siç janë shpjeguar në video dhe siç m’i ka shpjeguar mua. Pas atij takimi, pas dy -tre ditëve, Durim Bami ka shkuar te Ministria e Rendit pa prezencën time, ka dalë dhe e ka marrë drejtori i Policisë së Tiranës, prezent ka qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë dhe ministri. Ky takim është bërë pa prezencën time. Dhe siç e thotë dhe Prokuroria janë bërë shpjegimet siç janë bërë në video”, – ka pohuar Doshi. Më tej në këtë mbledhje duke hedhur akuza ndaj prokurorit të çështjes, deputeti shkodran pohoi gjithashtu se Kryeministri kishte kërkuar mbylljen e hetimit brenda një jave. Ai ka drejtuar hetimet dhe ai vetë më ka thënë me gojën e vet, që jo për një javë që ka kërkuar Edi Rama, sepse Edi Rama mendonte se do të mbyllej të enjten, do të kalojnë nja 10-të të enjte dhe s’mbyllet”.

 

Shkodranët ankohen për Ramën: Parkoi në pedonale, bllokoi kalimtarët

Mediat lokale në Shkodër nxorën dje në pah një tjetër aspekt të shkeljes së ligjit nga ana e stafit që shoqëron Kryeministrin. Makinat e kreut të qeverisë bllokuan pedonalen e Shkodrës, “Kolë Idromeno”, shesh ku askush nuk vendos asnjë makinë dhe qytetarët ecin lirshëm. Tabelat orientuese në rrugë tregojnë fare se qarkullimi aty lejohet vetëm për këmbësorë, por në rastin e vizitës së Kryeministrit, kjo nuk ndodh. Të gjitha makinat, jo vetëm të Ramës, por të të gjithë zyrtarëve të tjerë, janë të parkuara në pedonale. Madje, qytetarët e Shkodrës kanë shprehur ankesat e tyre edhe për faktin se Garda e Republikës nuk i ka lejuar ata të kalojnë në pedonale, duke i detyruar që të ndryshojnë rrugën.

 

 LSI e vlerëson/ Rama konfirmon Keti Bazhdarin për Bashkinë Shkodër, emrat për bashkitë e tjera në qark

Kryeministri Rama konfirmoi dje në mbledhjen me bazën socialiste të Shkodrës kandidatët e koalicionit të majtë për bashkitë e këtij qarku. Ashtu siç edhe pritej në bashkinë Shkodër në emër të së majtës do të kandidojë Keti Bazhdari. “Sipas anketimeve duket më e mbështetura Keti Bazhdari në Shkodër. Tonin Marinaj në Malësinë e Madhe, Fran Uci në Fushë-Arrëz, Gjok Vreshi në Vaun e Dejës dhe Rrustem Struga në Pukë”, – bëri të ditur emrat Rama në takimin me dyer të mbyllura me bazën socialiste të Shkodrës. Ndërkaq, kandidatura e Bazhdarit në Shkodër ka marrë edhe pëlqimin e aleatit në qeverisje LSI. Menjëherë pas publikimit të emrit, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, e ka vlerësuar Bazhdarin si kandidaturë të shkëlqyer për Shkodrën e që do të sjellë ndryshimin në këtë qytet. “LSI përshëndet konfirmimin e Keti Bazhdarit për Bashkinë e Shkodrës. Keti Bazhdari kandidate e shkëlqyer për Shkodrën, LSI e mbështet për fitoren e Shkodrës, pasi ky qytet e meriton ndryshimin”, – tha ai.

 

Lungomare/ Deputetja e PS-së denoncon, Leskaj: Rëra po përzihet me dheun e kuq

Deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, shprehu dje shqetësimet e saj për punimet e nisura për shëtitoren e Vlorës përgjatë bregdetit. Në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, Leskaj tha se materiali që përdoret në punimet e Lungomares nuk është cilësor, pasi sipas saj rëra është përzier me dheun e kuq që merret në fshatrat përreth. “Dheu i kuq që po përzihet me rërën merret nga fshati Xhuerinë. Ky shqetësim më është përcjellë nga banorët e zonës”, – tha ajo. Duke e cilësuar këtë proces jonormal, Leskaj nënvizoi se nuk mund të ndërtohet një zonë duke prishur një tjetër dhe pa parë ndikimin në mjedis. Në diskutimin e djeshëm në komision për projektet për ujësjellësit në zonat rurale, drejtori i Fondit shqiptar të Zhvillimit Benet Beci duke iu përgjigjur deputetes Leskaj, tha se rëra në Lungomare teknikisht është e kontrolluar dhe e certifikuar.

 

 Propozim për ndryshime të Kodit Civil/ Bregu kërkon masa për komentet online. Ndoka thumbon Dodën: Është si muzikë popullore

 Komisioni i Ligjeve diskutoi dje disa ndryshime të kodit të procedurës civile që lidhen me të drejtat e njeriut. Deputetja e PD-së Bregu prezantoi dy projektligjet, duke theksuar se i pari synon të detyrojë portalet online të fshijnë të gjitha komentet e lexuesve që kalojnë përtej kriticizmit të pranueshëm dhe cenojnë nderin, dinjitetin e personalitetin e një individi, duke përdorur gjuhë urrejtje, fyerje, qëndrime seksiste, sidomos kur në qendër të lajmit janë gratë. Ndërsa për projektligjin e dytë, Bregu theksoi se nëpërmjet kësaj nisme synohet mbrojtja e interesit të fëmijëve, ku në rastet e divorcit, gjykata përcakton një detyrim ushqimor për fëmijët, i cili duhet të paguhet që në momentin kur nis procesi i ndarjes në gjykatë dhe jo deri në përfundim të procesit gjyqësor. Ndërkaq, kreu i PDK-së Nard Nodka ashtu si pak ditë më parë, vazhdoi thumbimet e tij ndaj deputetes së PD-së Mesila Doda. Ndërsa e klasifikoi tek burrat, dje Ndoka bëri sërish batuta me deputeten e PD-së, edhe pse ajo nuk ka qenë e pranishme. “Pse bëni diferencime ju? Kur ishte Mesila nuk vendosët muzikë, tani që është Majlinda e pritët me muzikë. Ky është diskriminim gjinor”, – tha ai. Ndërsa Bregu në ndërhyrjen e saj theksoi: “Mesila është muzikë vetë”. Kjo përgjigje e shtyu edhe më tej batutën e Ndokës, i cili pohoi: “Ajo është muzikë popullore”. Në batutën e parë ndaj saj, deputetja Doda reagoi duke i publikuar videon e Ndokës në Kubë me “hola muchacho” të cilën e shoqëroi me komentin: “Ky është burë shteti”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency