Biletë/ Himni i kombëtares më emocionoi, por nuk më pëlqeu

0
111

Artan Fuga

Artan FUGAHimni i kombëtares më emocionoi, por nuk më pëlqeu. Himni i kombëtares nuk është himni i kombit o shokë.

Ai ishte shumë i mirë për himn kombëtare bis.

Kombëtarja e futbollit dhe kombi janë dy gjëra të ndara.

Rima me flamurin më të bukur në botë ishte perlë, nuk ka flamur më të bukur, por problemi aty, në futboll, nuk është flamuri, por topi… i futbollit.

Teksti është i zhvendosur semantikisht. Ka ndodhur një lajthitje tekstuale e quajmë ne.

I këndohet flamurit, por jo futbollit si sport, si ure miqësie me kombet e tjera, si hapje e Shqipërisë drejt Evropës dhe botës, si himn për rininë, për trupin, estetikën e sportit.

Edhe po të na rrahin 6 me 0 në futboll, kombit tonë i marrin të keqen.

Edhe po të fitojmë 100 me 0 në futboll, kemi fituar jo gjëkundi tjetër.

Himni i kombëtares nuk mund të lidhet me dronin, sepse ai është një episod politik i veçuar pa lidhje me futbollin dhe nuk mund të politizohet me të.

Kalimi i futbollit si një ngjarje politike krijon manipulim. Presim ndeshjen tjetër për të menduar për kombin, kur kombi e thërret rininë drejt dijes, drejt punës, drejt kulturës dhe nuk gjen përgjigje.

Fakti që emocionohemi na krijon bindjen se kemi energji pozitive për vendin, por duke e politizuar, nacionalizuar, kthyer futbollin në marketing politik, krijojmë iluzione.

Kur shoh futbollistët e kombëtares që luajnë me klube të huaja, unë për vete edhe hidhërohem: Si na i marrin gjërat më të mira?

Por, pavarësisht kësaj, kombëtarja e futbollit që kemi është kompetitive, sa mirë po të kualifikohej…

Himni nuk më pëlqeu, por më emocionoi, kurse kombëtarja e futbollit më pëlqen…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency