Evropa, vendi i alienëve

0
118

Evropa, vendi i alienëveUji është akull i ftohtë, i errët dhe i padepërtueshëm, pa asnjë dritëz të diellit. Por nga fundi i oqeanit buron uji i nxehtë. Ky ujë është i përbërë nga kimikate jetëdhënëse, dhe rreth tij mblidhet një koleksion mikroorganizmash të çuditshme. Këto organizma janë ekstremisht të vogla. Por kjo nuk është një çudi, sepse ne nuk po flasim për Tokën. Jemi 630 milionë km nga Toka, në planetin e quajtur Europa, një prej hënave të Jupiterit. Evropa është një nga vendet e pakta në sistemin tonë diellor ku mund të ekzistojë jeta. Besohet se në këtë planet mund të ketë një oqean deri në 100 km të thellë, dhjetë herë më i thellë sa çdo oqean në Tokë, që mund të përmbajë dy herë më shumë ujë se i gjithë planeti ynë. Të gjitha kushtet për jetë aty të mund të plotësohen, edhe në ujërat e errëta pa dritë. Thellë, edhe nën akullin e trashë të Antarktidës, ka me qindra liqene të fshehura. Disa prej tyre kanë qenë të izoluara për miliona vjet. Por në vitet e fundit, shkencëtarët kanë filluar t’i eksplorojnë ato, me shpresën për të gjetur jetë. Liqenet e Antarktidës janë analogjia më e mirë që kemi për oqeanet e fshehur në planetin Evropa. Pra, në qoftë se jeta mund të durojë kushtet nën akullin Antarktik, ekzistojnë edhe shanset e gjetjes së jetës në Evropë. Evropa ka rritur shpresat për ekzistencën e jetës aliene në të, që nga viti 1979, kur anija kozmike e NASA‐s Voyager 2 fluturoi mbi të. Voyager zbuloi se sipërfaqja në planetin Evropa është një shtresë e trashë akulli. Por ka linja të gjalla në këtë kore të akullt, që depërtohen nga mineralet. Shumica e shkencëtarëve besojnë tani se ka një oqean me ujë të kripur që rrjedh nën akullin e planetit. Në këtë ujë, besohet se mund të kenë evoluar mikroorganizma njëqelizorë. Në 2022, Agjencia Evropiane e Hapësirës do të nisë një hetim në hapësirë të quajtur Eksplorimi i hënave të Jupiterit (JUICE), për të studiuar tre prej hënave të Jupiterit, duke përfshirë edhe planetin Evropa. “Misioni do të bëjë një punë fantastike të zgjeruar të kuptuarit tonë të të gjithë sistemit ngjashëm me Jupiteri”, thotë Kevin Hand, një astrobiologist te Jet Propulsioni Laboratori NASA‐s në Pasadena, Kaliforni. JUICE nuk do të kërkojë në mënyrë specifike për jetën, por do të përpiqet të gjejë se si është oqeani në planetin Evropa, çfarë përmban ai. JUICE do të përpiqet të zbulojë nëse Evropa ka kimikatet e duhura për t’u krijuar jeta. Kjo për shkak se jeta nuk ka nevojë vetëm për ujë. Ajo ka nevojë për kimikate të tjera, të tilla si karboni dhe azoti, si dhe një burim energjie për ta mbajtur atë.

 

Ufologji

Ufoligjia moderne lindi më 24 Qershor 1947, kur Kenneth Arnold, një pasanik amerikan, pohoi se kishte parë nga avioni i tij privat, 9 objekte të paidentifikuara, të ngjashme me disqet fluturuese, që fluturonin në afersi të malit Rainer, në shtetin e Washingtonit. Kjo dëshmi përqendroi vëmendjen e opinionit publik botëror mbi dukurinë UFO, duke i dhënë jetë studimit e më pas pseudoshkencës së njohur si ufologji. Që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, ka pasur shumë dëshmi nga pilotë të cilët pohojnë se gjatë fluturimeve kanë hasur në prani të çuditshme ose janë shoqëruar në fluturim nga objekte të panjohur të shndritshëm. Këto u quajten Foo fighters nga vetë pilotët, të cilët thonin se keto objekte manovronin aq shpejt dhe me një shpejtësi aq të madhe saqë vinin seriozisht në diksutim ligjet e fizikës në atë kohë. Sipas disa ufologëve italian, rasti i parë i dokumentuar daton 11 Prill 1933 në Milano. Menjëherë Mussolini reagoi me krijimin e Kabinetit RS-33. Disa dokumenta të asaj epoke, aktualisht nën pronësinë e Qendrës Ufologjike Kombëtare, faktojnë se një UFO është përplasur në afërsi të Milanos. Më 7 Janar 1948, rreth ores 14.00 në Madisonville (Teksas) shumë njerëz panë një objekt të çuditshëm me drita të kuqe që qëndronte pezull në ajër. Ky objekt u ndoq nga një skuadrilje avionësh të cilët nuk munden ta godisnin pasi ai u ngjit në lartësi të madhe. Piloti që u shkoi më afër ishte Thomas Mantell i cili gjatë komunikimit me radio dha përmasat e objektit. Sipas versionit zyrtar, oficeri mbeti viktimë për mungesë oksigjeni. I njejti burim konfirmoi se Mantell kishte pasur haluciancione sepse objekti qe ai kishte hasur ishte një balon metereologjik i marinës Sky Hook. Një vend shumë i famshëm në këtë fushë është edhe “Area 51” (Zona51) një territor ushtarak mbi të cilin është i ndaluar fluturimi. Pikërisht në laboratorët e zonës në fjalë thuhet se ka dokumenete me tepër vlera mbi ekzistencën e UFO-ve. Ka dhe nga ata njerëz të cilët kanë arritur deri aty sa të thonë se kjo bazë ka studiuar vazhdmisht trupa qiellor dhe se është i vetmi vend ku gjendet kufoma e një jashtëtokësori. Për shumë skeptikë UFO-t nuk ekzistojnë dhe çdo dukuri e mbiquajtur e jashtezakonshme nuk është gjë tjetër vetëm eksperimenti i rradhës i shërbimeve ushtarake amerikane, si për shembull avionet Stealth të cilët karakterizohen nga forma të pazakonta. Qeveria amerikane ka pasur gjithnjë një prirje për të mos dhënë informacione mbi këtë dukuri duke arritur deri aty sa të mos e përfshijë zonën 51 dhe shumë territore të ngjashme nëpër hartat gjeografike. Kohët e fundit studiues të këtij fenomeni kanë krijuar një emër të ri që është UAP (Unidentified Aereal Phenomena) në shqip Dukuri Ajrore e Paidnetifikuar. Ky përkufizim i ri ka ardhur si pasojë e BOL (Ball of light), në shqip Sferë Drite që shpesh herë kanë ngatërruar studiuesit ndërkohë që bëhej fjalë për dukuri krejtësisht të shpjegueshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency