Civilizimi Maya, më të aftë se njerëzit sot

0
197

Evropa, vendi i alienëveCivilizimi i lashtë Maya ka ekzistuar shumë më parë, por kulmin e përparimit të vrullshëm të saj e arrin në periodën 250- 900 p.e.s. Shtrihej në një hapësirë gjeografike të kontinentit të sotëm të Amerikës Qendrore (në mes të Guatemalës, Belizesë, Hondurasit dhe Salvadorit të sotëm). Me një forme të përsosur të organizimit të përgjithshëm shtetëror – administrativ fisnor, për kohën e vetë dhe në krahasim me kulturën dhe njohuritë e Evropës së atëhershme mesjetare, MAJA-të kanë qenë një etnitet tepër i zhvilluar dhe shumë i përparuar në çdo aspekt të dijes; ishin njohës të mirë të matematikës, astronomisë dhe arkitekturës.

Qyteti Çiçan Ica ka qenë qendra kulturore – administrative, politike, religjioze dhe tregtare e këtij civilizimi ndërsa sot është një vend i madh arkeologjik në Meksikë (siujdhesa Jukatan). Po ashtu, në këtë qytet ishte i vendosur edhe observatoriumi i madh astronomik, nga i cili Mayat kanë vrojtuar qiellin e pafund, duke parashikuar kështu ngjarjet e ardhshme që kryesisht mbështeteshin në ciklin e barasditës – barasnatës (ekvivoksit) të lëvizjes së planetit Venera. Sa për sqarim dhe konkretizim, barasdita- barasnata, apo “ekvinoksi”, është një dukuri natyrore astronomike i cili ndodh 2 herë në çdo vit.. Gjithnjë më 20/21 mars dhe 22/23 shtator. Në këto ditë, në gjysmën veriore nga Ekuadori i tokës fillon pranvera, gjegjësisht vjeshta, ndërsa në gjysmën tjetër të hemisferës jugore ndodh e kundërta.. Po ashtu, në këto data, gjatësia e ditës është e barabartë me atë natës dhe zgjat fiks 12 orë. Në kohën e sotme, qytetin Çiçan Ica UNESCO e ka futur në listën e trashëgimisë së mbrojtur kulturore Botërore, ndërsa më 7 gusht 2007, shpallet edhe si njëra prej 7 çudirave të botës. Kukulkan është emri i perëndisë hyjnore të besimit MAJA. Piramida e njohur Kukulkan kushtuar këtij hyjnori në Çiçan Ica, në fakt paraqet një kalendar guri.. Nga çdo anë e saja ekzistojnë 91 shkallë të cilat së bashku me shkallët në platformën e majës së piramidës gjithsejtë numërojnë 365 shkallë sa ditë numëron një vit kalendarik.. Është shumë e çuditshme se si MAJAT e kanë ndërtuar kaq preçiz këtë piramide, sepse, pikërisht në momentin e ndodhjes së fenomenit astronomik të barasdita – barasnata (ekvinoksit) të Diellit, drita bie tek nisma e shkallëve të bazamentit në pjesën veriore të piramidës, duke krijuar kështu me hije pamjen e trupit të gjarprit.. MAJAT kanë besuar se ky gjarpër zbret nga qielli në tokë dhe më pas hyjnë në botën nëntokësore. Gjithë dijen dhe mençurinë e tyre, si meritë kryesore, MAJAT ia atribuonin hyjnisë qendrore të quajtur Kukulkan, i cili, në besimin e tyre paraqitej në dy forma; e para si gjarpër me krah zogjsh fluturues, dhe e dyta, i personifikuar në pamje njeriu që aspak nuk i përngjan me fizionomi njerëzve të këtij populli! Këtë hyjni të tyre ata e përshkruajnë kështu, me kokë të zgjatur, sy të kaltër, flokë dhe mjekër të gjatë në ngjyrë të bardhë.. Për nga karakteri, ky hyjni tregohej si person tejet i mirë, parimor dhe me vlera të larta morale. Rreth vitit 1000 të e.s, Kukulkani, i braktis MAJA-të dhe kthehet në det nga kishte ardhur më parë, duke ju premtuar atyre se patjetër përsëri do t’ju kthehet një ditë.. Por, deri më sot, një kthim i tij i pritur, nuk ka ndodhur ende. Në vitin 1519, në truallin e kontinentit të Amerikës Jugore, paraqitet, Hernando Kortez, njëri nga prijësit e kolonizatorëve spanjoll që me dhunë kishin pushtuar atë pjesë të kontinentit amerikan.., për shkak të lëkurës dhe mjekrës së tij të bardhë, MAJAT besuan se ishte hyjnori i tyre i kthyer mitik, të cilin e prisnin, prandaj edhe iu janë bindur dhe nënshtruar në tërësi sundimit të tij.. Kuptohet se ky besim i gabuar dhe ndërrimit naiv të identitetit të hyjit të tyre me këtë pushtues, me kohë është treguar tejet fatale për ta. Studimet tregojnë se Maya-t ishin më të aftë se njerëzit sot.

 

Sundimi

Gjatë sundimit të egër në këto vise, spanjollët si pushtues, kanë kultivuar një urrejtje të paparë, duke ushtruar një gjenocid sistematik dhe të pamëshirshëm ndaj këtij populli të lashtë autokton.. Kështu, gjatë gjithë kohës kolonizues 50 vjeçare, MAJAT kanë humbur mbi 90% të popullsisë së tyre, ndërsa pjesa tjetër e mbetur, dhunshëm është jo vetëm kaq! Përveç gjenocidit shfarosës, spanjollët kolonizator, ndaj këtij etniteti kanë ushtruar edhe gjenocid kulturor.. Ata kudo kanë djegur dhe shkatërruar shumë tempuj të kultit, ndërtesa dhe objekte të rëndësisë së veçantë arkitekturale, si dhe shumë e shumë libra dhe tekste të vjetra të shkruara me hieroglifë ti cilat konsideroheshin si bazë të kulturës dhe dijes shumë të përparuar të këtij civilizimi të lashtë indigjen. Sot, nga një mori tekstesh të lashta të shkruara nga ky civilizim, në gjendje të mirë janë ruajtur vetëm 4-ter të emërtuara si kodekse.. Ndërsa, si më e vlefshmja prej tyre është e katërta – i quajtur si ”Kodeksi i Drezdenit”. Kodekset ishin shkresa të shkruara në letër të bërë prej kores së brendshme të fikut.. Sipërfaqja e letrës kishte ngjyrën e verdh në të limontë dhe arrinte gjatësinë prej 7 metrave. Për qëllime praktike të ruajtjes dhe arkivimit të tyre, zakonisht paloheshin në formë të harmonikës.“Kodeksin e Drezdenit” e ka blerë në Vjenë kustosi i Bibliotekës saksone mbretërore në Drezden (Gjermani), ku gjendet edhe sot e kësaj dite. Në vitin 1880, shkencëtari gjerman, Ernest Fosterman, ka arritur që t’i deshifroj hieroglifët nga ky Kodeks.. Gjatë këtij deshifrimi shkencor, ai ka vërejtur se në “Kodeksin e Drezdenit” gjenden të shkruara qartë një numër i madh i parashikimeve astronomike për të ardhmen, e të cilat në përgjithësi kanë të bëjnë me ciklet e Hënës, Venerës dhe zënien e Diellit (eklipsi) etj.. Parashikimet ishin tejet precize dhe ngërthenin në vete një periudhë prej një mijë vitesh.. Në këtë Kodeks ai ka zbuluar edhe një kalendar i cili është shumë më i saktë se sa ky i yni bashkëkohor. Ndryshe nga koncepti perëndimor i llogaritjes lineare të kohës, MAJAT kanë konsideruar se koha është ciklike (e përsëritshme).. Ajo ç’farë ka ngjarë në të kaluarën, patjetër do të përsëritet sërish.. P.sh. një katastrofë elementare me përmasa të mëdha e ndodhur më parë, patjetër se ajo do të përsëritet edhe në të ardhmen. Është tejet interesante që në këtë kontest të cekim edhe një paradoks shumë të çuditshëm për këtë civilizim, të cilin gjer më tani, e prezantuam si tejet të përparuar në dije e posaçërisht si njohës shumë të mirë të matematikës dhe astronomisë.. Edhe pse dinin aq shumë për lëvizjet e trupave qiellore dhe llogaritjen e saktë të pozicioneve të tyre në Universin e pafund, MAJAT për planetin e vet – Tokën, kujtonin se është një pllakë e rrafshët të cilin e mban në shpinë një krokodil që noton përmbi sipërfaqen e madhe të ujit.

 

MAYA-t

Një nga kulturat me tërheqëse dhe me pak te kuptuara është ajo e majave, eci u shfaq ne mes te mjegullimeve ne vitin 2000 para epokës tone dhe u tret përsëri ne mënyre misterioze rreth vitit 800 te erës tone, duke lenë vetëm mbetjet e tyre post klasike. Mbjetjet e tyre janë te ngatërruara ne xhunglat e Amerikës Qendrore ku ne vitin 1773 ishte zbuluar qyteti i tyre me i famshëm i Palenkes, dhe qysh atëherë enigma e tyre ka ngacmuar historianet dhe shkrimtaret si Teresa Moorey që përveçse është shkrimtare është edhe një astronomë e astrologe. Palenka akoma nuk është hetuar plotësisht dhe muret e piramidave dhe tempujve te saj mbajnë shume shkrime dhe shume mistere qe ne sa kemi filluar ti deshifrojmë. Majat nuk përdornin rrotën dhe aftësia e tyre për te ngritur blloqe prej 30 tonesh është një nga shume misteret. Duket se jeta e Majave ishte një jete e thjeshte e me një shoqëri te bazuar ne një sistem hierarkik ne te cilin fshataret punonin token dhe sunduesit merreshin me rituale te lodhshme. Megjithatë kjo kulture, ne asnjë mënyre nuk është injorante,sepse gjurmët tregojnë se majat kishin njohuri te sofistikuara te astronomisë, me një kalendar shume kompleks. Kuptimet e këtij sistemi kalendarik kane shume nënkuptime te thella për ne ndoshta për vete mbijetesën tone. Megjithëse Majat jetonin pa asgjë qe ne do te mund ti shikonim si një komoditet modern baze, fare mire aftësitë e tyre fizike mund te quheshin shume te zhvilluar. Si shume popuj indigjene ata përdornin ne mënyre aktive ëndrrat si mjete te parashikimit dhe për te kuptuarit me thelle. Majat mund te kenë përdorur disa nga ndërtimet e tyre për tempuj gjumi ne te cilat zbulimi synonte drejt njohurisë dhe shërimit. Gjithashtu duket se Majat kishin konceptin e totemit ose pushtetit te kafshëve, i ngjashëm me kulturën e Amerikano Verioreve duke sjelle ndërmend një element shamanik ne shoqërinë e tyre. Majat mendohet se janë njerëzit me te zgjuar nga ana e astronomisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency